Bismilah...

Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

Burimi: Ligjëratë me titull "Shakhsijaat sheu'uehat el-Islam - Ebu Ala el-Meududij (شخصيات شوهت الإسلام - أبو الأعلى المودودي ), min. 26:17

 

 

Ebu Ala el-Meududij thotë: “Pas Umer ibën Abdul-Azizit, kriza politike e qeverisjes kaloi në duart e Xhahilijetit dhe do të vazhdojë përgjithmonë.”

Pra, që nga koha e Umer ibën Abdul-Azizit, çështja e qeverisjes kaloi në Xhahilijet. Pra, ata mendojnë se që nga koha e Uthmanit – radijAllahu ‘anhu – filloi Xhahiljeti, por pas Umer ibën Abdul-Azizit – qeverisja kaloi në duart e njerëzve të Xhahilijetit, kështu njerëzit filluan të jetojnë përherë në Xhahilijet.

 

Ebu Ala el-Meududi thotë: “Pas Umer ibën Abdul-Azizit, kriza politike e qeverisjes kaloi në duart e Xhahilijetit dhe do të vazhdojë përgjithmonë. Kështu qeverisën Beni Umejj-ët (Emeuitët), pas tyre Beni Abbas-ët (Abbasitët) dhe pas tyre mbretërit e Turqve (Perandoria Osmane) si dhe qeveritë që po sundojnë në kohën tonë...”

Këtu o vëllezër, po vëreni se pretendimi i këtyre që po përpiqen për të kthyer Khilafetin Islam, është gënjeshtër, sepse vetë këta mendojnë se Khilafeti Islam që ka ekzistuar, ka qenë Xhahilijet. Në realitet, këta duan Khilafetin e tyre, të cilin e kanë sajuar vetë këta. Për këtë arsye, edhe Khilafeti Osman që ka qenë, ata nuk mendojnë se ai ka qenë qeverisje sheriatike.

 

Prandaj, çfarë thotë Ebu Ala el-Meududi: “Kështu qeverisën Beni Umejj-ët (Emeuitët),” pra kjo ishte Xhahilijet, “pastaj qeverisën Beni Abbas-ët,” edhe këta ishin Xhahilijet, “pastaj erdhën mbretërit e Turqve”, po ashtu edhe këta ishin Xhahilijet. 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari