Bismilah...

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit.

...

Vërtet, i pashë pesë fjalët që ju i përcollët nga librat e të mbiquajturit “Ruhullah el-Khomejni” duke dashur me këtë që unë t’u sqaroj gjykimin tim për ato dhe për thënësin e tyre. Kështu që them, dhe vetëm prej Allahut të Lartësuar kërkoj ndihmë:

S’ka dyshim se çdo fjalë nga ato pesë fjalë janë KUFËR i qartë dhe SHIRK i prerë, për shkak të kundërshtimit që ai i bën Kur'anit Fisnik, Sunetit të Kulluar dhe Ixhmasë së Umetit dhe asaj që njihet nga domosdoshmëria në këtë Fe. Prandaj, kushdo që i thotë ato fjalë, duke i besuar ato, qoftë edhe disa prej tyre, atëherë ai është MUSHRIK KAFIR, edhe nëqoftëse agjëron dhe falet dhe pretendon që është Musliman.

Dhe Allahu Subhanehu ue Te’ala thotë në Librin e Tij të Ruajtur nga çdo shtesë a mangësim:

وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَىٰ وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ ۖ وَسَاءَتْ مَصِيرًا

“E kushdo që kundërshton të Dërguarin pasiqë iu bë e qartë Udhëzimi, si dhe ndjek rrugë tjetër nga Rruga e Besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” En-Nisa, 115

E me këtë rast unë them:

Çudia ime pothuajse s’ka të sosur nga disa njerëz që pretendojnë se janë nga Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah, që bashkëpunojnë me Khomejnijunët (ithtarët e Khomejnit) në thirrjen për ngritjen dhe vendosjen e shtetit të tyre në tokën e Muslimanëve, a janë injorantë apo shtiren sikur janë injorantë rreth KUFRIT dhe devijimit në atë shtet, si dhe rreth shkatërrimit në tokë:

والله لا يحب الفساد

“Dhe Allahu nuk e do shkatërrimin.” El-Bekare, 205

Nëse justifikimi i tyre është injoranca që kanë rreth akijdes (besimit) të atyre (ithtarëve të Khomejnit) dhe pretendimi i tyre kinse mosmarrëveshja mes nesh dhe atyre në të vërtetë është mosmarrëveshje në çështje dytësore dhe jo në çështjet themelore, atëherë cili është justifikimi i tyre mbas përhapjes së libërthit të tyre “Qeverisja Islamike”. Atë e kanë ribotuar disa herë dhe e kanë përhapur në Botën Islame. Dhe në të ka KUFRIJATE, një pjesë e të cilave erdhi në pyetjen e parë dhe që mjaftojnë për të mësuar injorantin e për të zgjuar të shkujdesurin, ndonëse ai libërth është libër daveti e politike. Dhe duhej që njerëzve që thirren të mos u përmendeshin në atë libër të tillë besimet të cilat janë KUFËR i qartë, ndonëse Shijat e kanë fenë e tyre me TEKIJE (shtirje, hipokrizi), e cila ua lejon atyre që të thonë e të shkruajnë atë që nuk e besojnë. Sikurse ka thënë Krenari e i Lavdishmi për disa prej para-ardhësve të tyre:

يقولون بألسنتهم ماليس في قلوبهم

“Ata thonë me gjuhët e tyre atë që nuk e besojnë me zemrat e tyre.” Al-Imran’ 167

Aq sa kam lexuar nga disa bashkëkohës prej tyre, fjalën e njerërit prej tyre ku citon ndalesat në namaz: “Si dhe kapjen në të, përveç kur bëhet me tekije.” Domethëne vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën në namaz.

E pavarsisht të gjitha atyre, padyshim që:

قالوا كلمة الكفر

“...ata thanë fjalë kufri.” Et-Teube, 74

në librat e tyre, duke vërtetuar kështu Fjalën e të Lartësuarit për ata që janë si puna e tyre:

وما تخفي صدورهم أكبر

“Kurse ajo që mbajnë të fshehur gjokset e tyre është akoma më e madhe.” Al-Imran, 118

Dhe së fundi, them duke paralajmëruar të gjithë Muslimanët me Fjalën e Zotit të Gjithësisë:

يا أيها الذين آمنوا لا تتخذوا بطانة من دونكم لا يألونكم خبالاً ودوا ما عنتم قد بدت البغضاء في أفواههم وما تخفي صدورهم أكبر قد بينا لكم الآيات إن كنتم تعقلون

“O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.” Al-Imran, 118

Dhe i pastër nga çdo e metë je Ti o Allah dhe me Lavdinë Tënde dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Teje, kërkoj faljen Tënde dhe pendohem tek Ty.

Shkroi:

Muhamed Nasirud-Din el-Albani

Ebu ‘Abdur-Rrahman

‘Aman, 26/12/1407 Hixhrij

Përktheu: Alban Malaj