Autor: Hamud bin Abdullah et-Tuejxhrij (1413 h.)
Burimi: el-Ixhabetu el-Xhelijjeh ‘anil-Es`ileti el-Kuwejtijeh, fq.40
Ata pretenduan që revolucioni që bënë kundër mbretit të tyre të fundit është revolucion Islamik, mirëpo në realitet ai është revolucion rrafidij dhe s’ka të bëjë fare me Islamin. Qëllimi i tyre është veçse që të devijojnë dhe të pështjellojnë njerëzit që kanë mendje dhe kuptim të dobët. Ata janë njësoj si pararendësit e tyre munafikët, për të cilët Allahu i Lartësuar ka thënë:
يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلَّا أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ
“Ata duan që të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, mirëpo nuk mashtrojnë tjetër veçse vetet e tyre dhe ata nuk e ndjejnë. Në zemrat e tyre ka sëmundje dhe Allahu ua shton akoma më shumë sëmundjen…” [el-Bekarah, 9]
E deri tek Fjala e Allahut të Lartësuar:
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الضَّلَالَةَ بِالْهُدَىٰ فَمَا رَبِحَت تِّجَارَتُهُمْ وَمَا كَانُوا مُهْتَدِينَ
“Janë ata të cilët blenë devijimin duke lënë udhëzimin, porse ata nuk nxorrën asnjë fitim nga tregëtia e tyre dhe as nuk qenë të udhëzuar.” [el-Bekarah, 16]
E për shkak të revolucionit të tyre katastrofal kanë ndodhur fitne e gjakderdhje që i dinë shumë mirë ata që i kanë ndjekur lajmet e gazetave dhe radiove. Pra, në realitet ai është revolucion i shtypjes, i zullumit, i agresionit dhe shkatërrimit në tokë.
Lusim Allahun që ta pastrojë tokën nga fëlliqësirat dhe ndyrësirat e këtij sekti të lajthitur, si dhe që të nxjerrë kundër tyre njerëz që do t'i trajtojnë ashtu siç i trajtoi Ebu Bekri dhe 'Umeri pararendësit e tyre, felëshuesit dhe adhuruesit e zjarrit. E s'ka dyshim që Allahu është i Plotfuqishëm për ta bërë këtë.
Përktheu: Alban Malaj