Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me të mira! Ky (pyetës) pyet rreth gjykimin të rukjes që bëhet për një grup njerëzish, duke kënduar Kur`an rukjexhiu për një grup njerëzish të prekur nga xhindët, në të njëjtën kohë?

Përgjigje: Kjo as nuk ka bazë (në Sheriat) dhe as nuk lejohet. Kjo është prej shpikjeve (bidateve) në rukje. Ata e bëjnë këtë nga babëzia që kanë për paratë, u bëjnë rukje një numri të madh njerëzish që ata t’u japin shumë para. Kjo bie ndesh me normat e rukjes. Rukjexhiu e bën rukjen direkt tek i sëmuri dhe nuk duhet të bëjë një rukje të vetme për një xhemat të tërë (me të sëmurë), duke qëndruar tek dera ose duke u bërë rukje me radio ose me altoparlant apo me gjëra të ngjashme. Kjo bëhet për shkak të babëzisë për të marrë më shumë para. Gjithashtu, kjo bie ndesh me rukjen sheriatike. Po.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj