Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, ky pyetës thotë: “Çfarë gjykimi ka leximi i rukjes në ujë dhe t’i japësh të sëmurit të pijë nga ky ujë, sepse kam dëgjuar disa dijetarë që thonë se nuk ka argument për leximin në ujë?”
Përgjigje: S’ka gjë të keqe, këtë e kanë bërë Selefët. Këtë e kanë bërë Selefët. Kurani është shërim. Ashtu siç i lexohet të sëmurit drejtpërsëdrejti, gjithashtu lexohet edhe në ujë, pastaj i sëmuri pi nga ai ujë dhe lahet me atë ujë. Është vërtetuar përmes kërkimeve shkencore moderne të cilat i kanë bërë jo-Muslimanët, se uji mbi të cilin lexohet Kuran, ndryshojnë cilësitë e tij. Andaj, nuk ka problem që të lexohet në ujë.
Përktheu: Jeton Shasivari