Bismilah...

Autor: Inbul-Kajjim el-Xheuzijje
Shkëputur nga: I'lamul-Muwaki'in ‘an Rabbil-A'lemin

‘Abdullahu ka thënë: “Ka tre Ulema në të gjithë tokën. Njëri është në Sham, njëri është në Kufa kurse njëri është në Medine. Ai që është në Sham dhe ai që është në Kufa kanë nevojë për atë të Medines, ndërsa ai i Medines nuk pyet asnjërin prej tyre.”

Nga Shab’bij (radij-Allahu ‘anhu): Shejbani (radij-Allahu ‘anhu) pyeti: “A ishte Ebu Musa (radij-Allahu ‘anhu) në një gradë aq të lartë (në dije)?” Atëherë ai u përgjigj: “Ai ishte Alim i një grade shumë të lartë.”

‘Aliu (radij-Allahu ‘anhu) u pyet për ‘Abdullah Ibn Mes’udin (radij-Allahu ‘anhu) dhe ai u përgjigj: “Ai është recitues i Kur'anit dhe Dijetar i Hadithit dhe kjo është e mjaftueshme për të.”

Zejd Ibn Uehb thotë: Isha ulur me ‘Umerin (radij-Allahu ‘anhu) dhe erdhi ‘Abdullah Ibn Mes’udi (radij-Allahu ‘anhu). Ai (‘Umeri) shkoi pranë tij dhe i foli disa fjalë duke ulur kokën dhe pastaj u kthye sërish dhe tha: “Ky është një anije e mbushur me dituri.”

Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhu) qëndroi pranë varrit të Zejd Ibn Thabit (radij-Allahu ‘anhu) dhe tha: “Kështu humbet dituria.”

Ibn Mes’udi (radij-Allahu ‘anhu) ka thënë: “Sikur Ibn ‘Abbasi të kishte mbërritur kohët tona, askush nuk do të kishte patur mospajtim me të.”

Njëherë, Se’id Ibnul-Musejjib (rahimehullah) kaloi dhe i dha selam ‘Abdullah Ibn ‘Umerit (radij-Allahu ‘anhuma). Pasta ‘Abdullah Ibn ‘Umeri (radij-Allahu ‘anhuma) u kthye kah studentët e tij dhe tha: “Sikur ta kishte parë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do të ishte shumë i kënaqur prej tij...”

Sa herë që shikonte Se’id Ibnul-Musejjibin (rahimehullah), Ebu Hurejra (radij-Allahu ‘anhu) thoshte: “Allahu të tuboftë ty dhe mua në tregjet e Xhenetit.”

Në kohën e vdekjes së Mu’adh Ibn Xhebelit (radij-Allahu ‘anhu) ai u pyet: “Na jepni disa këshilla.” Ai tha: “Ulmëni.” Pastaj tha tre herë: “Dija dhe imani janë në vendin e tyre, kush i kërkon ka për t’i gjetur.” Pastaj tha: “Kërkojeni dijen tek katër njerëz: Uvejmir Ibn Ebu Derda, Selman el-Farisi, ‘Abdullah Ibn Mes’ud dhe ‘Abdullah Ibn Selam.”

 

Përktheu Alban Malaj