Bismilah...

Burimi: http://saleh.af.org.sa/node/487

Është shprehur i bindur Ministri i Çështjeve Islame, Vakëfeve, Davetit dhe Udhëzimit, esh-Shejkh Salih Aali-Shejkh, se organizata DAISH (ISIS) është krijuar nga shërbime sekrete dhe është në shërbim të disa qeverive aktualisht, prej të cilave është Irani dhe regjimi i Esedit, ashtu siç i shërbente më herët edhe ish-kryeministrit të Irakut, Nuri el-Maliki, si dhe përmendi se ideja e krijimit të kësaj organizate është e afërt me teorinë “Foleja e Grenxave”, të cilën e propozoi një prej liderëve Zionist të Jehudëve – siç i cilësoi ai –, përpara shtatë viteve.

Ministri Saudit (Salih Aali-Shejkh) citoi edhe njëherë tjetër deklaratat e njërit prej liderëve Çifut, të cilat u publikuan në vitin 2009, ku ai ftonte shërbimet sekrete çifute dhe agjensitë e tjera në botë që bashkëpunojnë me të, që të ndërmarrin një plan, të cilin e quajtën “Foleja e Grenxave”, që të konsistonte në grumbullimin e ekstremistëve kudo në botë në një vend të vetëm gjeografik. Ai bëri me dije se pikërisht kjo ka ndodhur me gjendjen e DAISH (ISIS), sepse kësaj organizate iu dha forcë, përkrahje, organizim i një cilësie të lartë, armë të përparuara teknikisht dhe filmime profesionale. Ai vlerësoi se numri i atyre që u bënë pjesë e kësaj organizate janë në dhjetëra mijëra.

Perktheu Alban Malaj