Bismilah...

Janë disa shkaqe:

E para: Faktorë të jashtëm. Kishte njerëz që shfaqnin Islamin nga ana e jashtme me qëllim që të infiltroheshin në mesin e Muslimanëve dhe të përhapnin ideologjinë e tyre.

E dyta: Prania e ideologjisë së Khauarixhëve te disa Muslimanë të cilët nuk ishin edukuar nga Sahabët. Pra, ata ishin larg shokëve e të Dërguarit të Allahut nga ana fizike dhe shpirtërore. Nga ana fizike, ngaqë ishin me vendbanim larg Sahabëve, kurse nga ana shpirtërore, ata nuk e morën diturinë, urtësinë, vizionin dhe praktikën nga Sabahët e të Dërguarit të Allahut . Ata nuk e morën asnjërën prej këtyre. Pra, ata nuk i kishin këto të tria që i përmendëm.

E treta: Ata bënë revoltë popullore; pra, kishin mbledhur turma njerëzish të cilët u rebeluan bashkë me këta.

E katërta: Ata nuk i çmonin njerëzit me pozitë (dijetarët dhe udhëheqësit).

Për këtë arsye, ata (Khauaruixhët) edhe kur erdhën në Medinen e të Dërguarit të Allahut nuk vajtën që t’i pyesnin shokët e të Dërguarit të Allahut .

 

Përktheu: Jeton Shasivari