Bismilah...

Merr për shembull çështjen e Gazës. Kjo që po ndodh tani është çështje e Gazës. Shteti Palestinez në Bregun Perëndimor, nga i merr rrogat mujore? Ë? I merr nga Saudia! Gjithashtu merr furnizime dhe mbështetje financiare, përgjatë gjithë vitit, të cilat llogariten në miliarda, qëkur ka filluar çështja palestineze e gjer më sot. Në rregull, qeveria e Hamasit që është vendosur në Gaza ka dalë nga marrëveshja dhe traktati që ka nënshkruar në Oslo qeveria e Bregut Perëndimor me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, e cila është e njohur në arenën ndërkombëtare. U mundua Arabia Saudite që të bëjë pajtim midis lëvizjes Hamas dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës, i sollën këtu në Mekë, në Xhaminë e Shenjtë të Qabes. Arritën të nënshkruajnë marrëveshje dhe u pajtuan. Shkuan atje dhe, mbas njëfarë kohe e shkelën marrëveshjen. Kështu që, nga ky këndvështrim, ithtarët e Hamasit konsiderohen çfarë? Ata konsiderohen Khauarixhë dhe shkelës të marrëveshjeve.

 

Përktheu: Alban Malaj