Bismilah...

Autor: Shejkh 'Abdul-Muhsin el-'Abbaad

Pyetje: Cila është këshilla juaj për atë që është ndikuar nga Khauarixhët e kohës sonë, i mbron ata dhe i quan muxhahida, e po ashtu, ai nuk i merr fjalët dhe udhëzimet e dijetarëve të mëdhenj?

Përgjigje: Detyra e njeriut është që të ketë frikë Allahun për veten e tij dhe të ruhet se mos bie në gjëra që e largojnë dhe e devijojnë. Kurse që t'i konsiderosh ata muxhahida, po, por ama ata janë muxhahida në rrugë të Shejtanit. Ata janë muxhahida në rrugë të Shejtanit.

Pra, njeriu duhet të ruhet se mos mashtrohet nga ata Khauarixhët dhe duhet të ruhet që të mos flasë kundër njerëzve të hakut dhe kundër dijetarëve që sqarojnë hakun.

 

Përktheu: Alban Malaj