Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij
Shkëputur nga artikulli me titull: “Tahdhiir min Intishaar Dijn err-Rrauafid fil-Xheza`ir ue Gajriha min Buldan el-Muslimiin” [Paralajmërim kundër përhapjes së fesë së Rrafidave në Algjeri dhe në vendet e tjera të Muslimanëve]
1 – Prej parimeve bazë që kanë ata është bërja e tekfirit mbi Sahabët dhe sharja e tyre. Dhe kjo është rrënim për Islamin, i cili nuk njihet veçse nëpërmjet tyre, sepse ata e përcollën atë në mënyrën më të mirë.
2 – Prej parimeve të tyre bazë është se imameti (udhëheqja e Umetit) është prej bazave të fesë. Dhe kjo është ekstremizëm nga ana e tyre, sepse bazat e fesë na i ka sqaruar i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe se në to nuk hyn fare imameti.
3 – Njohja e dymbëdhjetë imamëve që kanë ata është prej bazave të fesë dhe ai që nuk i njeh ata është qafir.
4 – Imamët e tyre janë të ruajtur nga gjynahet, madje edhe nga harresa dhe matufepsja, si dhe i ngrenë ata mbi Pejgamberët dhe të Dërguarit.
5 – Ata besojnë se imamët e dinë Gajbin (botën e padukshme) dhe ata lëvizin çdo atom të universit. Dhe ky është prej kufrijateve më të mëdha, sepse ata i bëjnë imamët e tyre të barabartë me Allahun në dijen e Gajbit dhe në lëvizjen e universit.
6 – Ata pretendojnë rrejshëm se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka porositur që hilafeti t’i jepet ‘Aliut – radij-Allahu ‘anhu – dhe pretendojnë se Sahabët ia rrëmbyen atij. Dhe ky pretendim është nga gënjeshtrat më të mëdha dhe është themeli i devijimit të tyre dhe i sulmit, tekfirit dhe mallkimit të tyre ndaj Sahabëve.
7 – Prej bestytnive dhe përrallave të tyre është se ata kanë një Mehdij nga Ehli-Bejti, të cilin po e presin, dhe ai qëndron i fshehur në një bodrum të nëndheshëm prej më shumë se njëmijë e dyqind vjetësh. Ata pretendojnë se ai është imami i tyre i dymbëdhjetë, porse ai nuk ekziston gjëkundi! Madje ky Mehdiu as që është krijuar! Kurse Mehdiu të cilin e ka përmendur i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – është i vërtetë, porse nuk është ai që e pretendojnë Rrafidat në përrallat e tyre rreth Musa Ibën Xha’fer (vdiq më 183 hixhrij), i cili sipas Rrafidave është njëri prej imamëve të tyre, se ai i ka thënë një bashkëkohësi të tij: “Nëse do të jetoni, keni për ata arritur atë.” Mirëpo kanë kaluar 1249 vjet nga ky premtim dhe ata nuk e kanë arritur atë. Dhe ky është një prej argumenteve që vërtetojnë se kjo është shpifje dhe se ata kanë gënjyer ndaj këtij Musait.
8 – Prej parimeve bazë të tyre është besimi në rikthimin në jetën e kësaj dynjaje, dhe kush s’beson në të, sipas fesë së tyre ai është qafir. Ka thënë el-Alusij në “Mukhtesar et-Tuhfeh el-Ithna el-‘Asherijeh” (fq.200-201): “Medh`hebi i Ehli Sunetit është se të vdekurit nuk rikthehen në jetë në këtë dynja para Ditës së Kijametit. Kurse të gjithë Shijat Imamijë pa përjashtim dhe disa sekte të tjera nga Rrafidat po ashtu ka thënë se disa të vdekur rikthehen në jetë. Sepse ata pretendojnë që Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ‘Aliu, Haseni dhe Husejni dhe armiqtë e tyre – domethënë tre halifet, Mu’auija, Jezidi, Meruani, Ibën Zijadi dhe të ngjashmit e tyre – si edhe prijësit e tjerë dhe vrasësit e tyre do të ringjallen mbasi që të dalë Mehdiu, dhe do të torturohet përpara ardhjes së Dexhallit çdokush që u ka bërë padrejtësi imamëve të tyre dhe ata do të hakmerren. Pastaj do të vdesin dhe pastaj do të ringjallen Ditën e Kijametit.” Allahu i vraftë Rrafidat!
9 – Prej themeleve të besimeve të tyre është edhe pretendimi i tyre kundër Sahabëve, kinse ata e deformuan Kur`anin. Të pastër janë Sahabët e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ue radij-Allahu ‘anhum – nga deformimi qoftë i një fjale të vetme nga Libri i Allahut. Në të vërtetë, ata që e deformuan Kur`anin janë Rrafidat, e sa shumë deformime që i kanë bërë ata fjalëve dhe kuptimeve të Kur`anit, sa shumë deformime që i kanë bërë ajeteve të përgëzimit dhe të kërcënimit! Kurse ajetet që flasin për qafirat dhe munafikët ata i zbritën mbi Sahabët e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, ndërsa ata, domethënë Rrafidat, janë njerëzit më meritorë për ato dhe njerëzit që përshkruhen më së shumti në to.
10 – Prej parimeve më të mëdha që kanë ata është tekija (fshehja e besimit të vërtetë që mbajnë në zemër): dhe ajo është nëntë e dhjeta (9/10) e fesë tek ata, dhe nuk ka fe ai që nuk ka tekije. Ata i mveshin Ebu Xha’ferit kinse ai ka thënë: “Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – nuk na pranon neve dhe juve në fenë e Tij pa tekije.” Dhe i mveshin gjithashtu kinse ai ka thënë: “Tekija është prej fesë sime dhe fesë së baballarëve të mi. Dhe nuk ka iman për atë që s’ka tekije.” (Shiko el-Kafij të Kulejnit, vëll.2/fq.217-218)
11 – Prej fesë së tyre është ndërtimi i mauzoleumeve mbi varre – sidomos varret e imamëve të tyre –, bërja e tauafit rreth tyre, kërkimi i ndihmës nga të varrosurit në to, ofrimi i shumave të mëdha të parave për to, zotimi në to dhe therja e kurbaneve para dyerve të tyre. Dhe këto vepra janë prej llojeve më të mëdha të shirkut.
12 – Prej gjërave më të rëndësishme të fesë së tyre është martesa mut’ah: të cilën e lejoi i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – në rast nevoje dhe domosdoshmërie, por pastaj e shfuqizoi Allahu nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Dhe prej atyre që e kanë transmetuar ndalimin e martesës mut’ah është ‘Aliu – radij-Allahu ‘anhu. Kurse Shijat e bënë të lejuar dhe sollën për të transmetime të cilat i refuzon Sheriati dhe intelekti, siç është fjala e tyre: “Kush bën mut’ah me një grua besimtare është njësoj sikur ta ketë vizituar Qaben shtatëdhjetë herë.” Si dhe fjala e tyre: Ka transmetuar i besueshmi nga Sadiku – ‘alejhis-selam –, i cili ka thënë: “Me të vërtetë mut’ah është feja ime dhe feja e baballarëve të mi, andaj kush e punon atë ka punuar me fenë tonë, dhe kush e refuzon atë ka refuzuar fenë tonë dhe nuk ka besuar me fenë tonë.”
Martesa mut’ah me këtë formë, sipas atyre, është prej parimeve më të mëdha, dhe lënësi i saj bëhet qafir.
Ka disa transmetime (të shpikura) të tjera tek ata, prej të cilave:
“Kush bën mut’ah një herë, do të jetë grada e tij si grada e Husejnit – ‘alejhis-selam –; kush bën mut’ah dy herë, do të jetë grada e tij si grada e Hasenit – ‘alejhis-selam –; kush bën mut’ah tre herë, do të jetë grada e tij si grada e ‘Aliut – ‘alejhis-selam –; dhe kush bën mut’ah katër herë, do të jetë grada e tij si grada ime.”
Fjala “‘alejhis-selam” është prej shprehive të tyre, ndërsa e vërteta është që të thuhet për atë që është prej Sahabëve “radij-Allahu ‘anhu”, e nëse është prej Tabi’inëve dhe atyre që i pasuan, të thuhet “rahimehUllah”.
Kjo pra ishte një përmbledhje e shkurtër rreth fesë së Rrafidave, edhe pse devijimet dhe kufrijatet e tyre mbushin vëllime të tëra.
Shkroi: Rabij’ Ibën Hadij ‘Umejr el-Medkhalij
21 Xhumadel-Aakhirah, 1432 hixhrij
Përktheu: Alban Malaj