Shejkh Salih el-Feuzan


 

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi, ky thotë se: Disa thirrësa dhe nxënës dije kur flasin për Shij’at dhe Rafidat thonë se ata janë vëllezërit tanë, a lejohet ta themi këtë dhe çfarë është obligim lidhur me këtë?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan: Ne shfajësohemi tek Allahu prej tyre dhe shfajësohemi tek Allahu nga kjo fjalë, ata nuk janë vëllezërit tanë, betohem në Allahun se ata nuk janë vëllezërit tanë, përkundrazi ata janë vëllezërit e shejtanit sepse ata e shajnë Nënën e Besimtarëve ‘Aishen (radijAllahu ‘anha), bashkëshorten e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), të cilën Allahu e zgjodhi për Profetin e Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ajo është Besnikja e bija e Besnikut (Ebu Bekrit), ata e bëjnë kafir Ebu Bekrin dhe ‘Umerin dhe i mallkojnë ata dhe i bëjnë kafira as’habët në përgjithësi përveç Ehlul-Bejtit, siç është ‘Alij bin Ebi Talib (radijAllahu ‘anhu) megjithëse vet ata janë armiqtë e ‘Alij bin Ebi Talibit, ‘Aliju distancohet prej tyre (radijAllahu ‘anhu), ai është i distancuar prej tyre.

‘Aliju është Imami jonë e nuk është Imami i tyre. Ai është Imami i Ehli Sunetit dhe nuk është Imami i Rafidave të fëlliqur. Andaj, ne shfajësohemi tek Allahu prej tyre dhe ata nuk janë vëllezërit tanë, ai që thotë se ata janë vëllezërit e tij le të pendohet tek Allahu dhe t’i kërkoj falje Allahut. Allahu (Xhel-le ue ‘Ala) na ka obliguar që të distancohemi nga njerëzit e devijimit dhe t’i mbështesim njerëzit e Imanit.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari