Bismilah...

Nga Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: Sahab.net

Përgjigja e Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij:

“Mendoj se pyetësi i ndan njerëzit e thjeshtë nga ata që nuk janë të tillë dhe kjo është një metodë e mirë. Njerëzit e thjeshtë, ata të cilët nuk i shajnë Gratë e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), nuk i bëjnë qafira Sahabët, nuk besojnë se Kur'ani është i deformuar, por kanë diçka prej Rafidizmit, kanë urrejtje për Sahabët por pa i bërë ata qafira, dhe gjëra të tjera të kësaj natyre, atëherë ata janë njerëz të devijuar e bidatçij dhe ne nuk bëjmë tekfir mbi ta.

Ndërsa kush i shoqëron Mulhidinët (Krerët e Rafidave) në tekfirin që ata bëjnë mbi Sahabët e Muhamedit (‘alejhis-salatu ues-selam), në sharjen e Grave të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në akijden e fëlliqtë që Kur'ani është i deformuar dhe në të ka shtesa dhe mangësime, atëherë ky njeri është qafir sikurse qafirat Çifutë dhe qafirat Kristianë etj, dhe nuk ka ndryshim midis njerëzve të thjeshtë nga mesi i Rafidave dhe dijetarëve të tyre.

Kurse për sa i përket ndërveprimit me ta, nëse ndërveprimi është në çështje dynjaje, për shembull në tregëti apo gjëra të kësaj kategorie, atëherë lejohet ndërveprimi me Çifutin, me Kristianin dhe Rafidiun. Kurse bashkëpunimi në çështje të Fesë jo, kurrë, ngase ai është bashkëpunim në gjynah dhe në shkeljen e kufijve.”

Përktheu: Alban Malaj