Bismilah...

Nuk bashkohet në zemrën e një muslimani, dashuria për Sahabët e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - me dashurinë për ata që i shajnë Sahabët! Ne nuk bashkohemi kurrë me Rrafidat, as në tokë, as në det e as në qiell, derisa të gjykojë Allahu i Lartësuar mes nesh! Feja jonë është ndryshe nga feja e tyre! Feja jonë është Teuhidi, kurse feja e tyre është shirku! Sipas tyre Aliu është ai që të fut në Xhehenem, Aliu bën kështu, Hasani bën ashtu, Hyseni bën kështu... Ne kemi Librin e Zotit tonë, kurse ata thonë: "Ne kemi 4000 transmetime që Kur'ani është deformuar!"

Për sa i përket Sunetit, ata pretendojnë se të gjithë Sahabët dolën nga Islami, me përjashtim të katër vetave prej tyre. Atëherë, çfarë na bashkon neve me ata njerëz?!

Pastaj, këtu po ju tërheq vëmendjen për një çështje. Disa njerëz thonë: Mos flisni kështu sepse po bëni përçarje mes muslimanëve. Ky është një pretendim pështjellues! Kurse ne themi:

Ai që shan e bën qafira Sahabët, pikërisht ai njeri i ka përçarë muslimanët, kurse ai që e refuzon atë njeri nuk bën përçarje!

Ai që krijon një xhemat dhe e quan "xhemati tablig", pikërisht ai i ka përçarë muslimanët!

Ai që ka sjellë një xhemat të ri dhe e quan "xhemati el-Ikhuan el-muslimin" (të falimentuarit), pikërisht ai i ka përçarë muslimanët!

Nuk ka mirësi te këto xhemate, kurrë! Ne themi ashtu siç ka thënë Imam Maliku: "Pasha Allahun, po të kishte qenë e mirë kjo gjë, do të na kishin paraprirë Sahabët te kjo gjë!"

Ka thënë gjithashtu Maliku: "Ajo që s'ka qenë prej fesë së të parëve, s'do të jetë kurrë fe për ata që vijnë mbas tyre!" Po.

 

💻Përktheu: Alban Malaj