Autor: Abdur-Rrazzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër
Krijesat e pohojnë që Allahu është Zoti i gjithësisë dhe se Ai është Krijuesi. Madje dhe idhujtarët, kur atyre u erdhi Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - me shpalljen, ata e pohonin se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që jep mirësitë, Ai që i ka krijuar, Ai që i ka krijuar qiejt, Ai që e ka krijuar tokën, pra të gjitha këto i pohonin se i ka krijuar Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –.
Po ashtu, këtë e pohonin edhe dijetarët e skolastikës. Pra,edhe dijetarët e skolastikës e pohonin këtë Teuhid (Rububijen) dhe janë thelluar shumë në pohimin e tij duke përmendur argumente të shumta, e ndonjëherë shikon se në librat e disa dijetarëve të skolastikës zgjaten tej mase duke përmendur argumente për pohimin e Allahut dhe ekzistencës së Tij. Nga ndodhitë interesante që janë transmetuar, është se një dijetar i madh i skolastikës, me të cilin ishin nje grumbull nxënësish dhe ai kishte vendin e tij ku rrinte. Aty kaloi një grua plakë, në natyrshmërinë e saj, e cila nuk i njihte ata. Ajo tha: "Kush është ky?" Një nga nxënësit aty i tha asaj duke ia prezantuar: "A nuk e njeh ti këtë! Ai është er-Rrazi, ai ka një mijë argumente për ekzistencën e Allahut!" Ia ktheu kjo grua që ishte me natyrshmëri të pastër: "UAllahi, po të mos kishte patur ai në zemrën e tij një mijë dyshime, nuk do gjente një mijë argumente (për ekzistencën e Allahut)!"
S'ka nevojë kjo çështje për argumente, s'ka nevojë për t'u zgjatur në të, kjo është çështje tejet e qartë, çështje e sqaruar e dukshme, nuk ka nevojë për këtë, ndërsa dijetarët e skolastikës zgjaten shumë për të pohuar Rububijen, pohimin e Zotit, pohimin e ekzistencës së Allahut, ndërsa për Teuhidin e adhurimit nuk e bëjnë këtë gjë, i largohen, nuk flasin për të dhe nuk e vërtetojnë. Qëllimi i fundit tek ta është pohimi i ekzistencës së Allahut dhe pohimi i Rububijes së Tij.
Përktheu: Abdullah Beqiri