Bismilah...

Shejkh Salih el-Feuzan


 

Pyetje: Janë shfaqur shumë grupacione dhe sekte, metodologjitë e të cilave ndryshojnë nga metodologjia e Ehli Sunetit dhe Xhmeatit. Janë Ikhuanul-Musliminët, Tebligët. Andaj, ne duam nga Shejkhu i nderuar të na njoftoj se a janë këta nga 72 grupet e devijuara, duke e ditur se ideologjitë dhe metodologjitë të cilat i mbështesin, nuk mbështeten përveç se në probleme dhe revolucione?

Shejkh Salih el Feuzan: O vëllezërit e mi! Këtë e ka sqaruar i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur ka përmendur se kur do të ndahet (Umeti) në 73 grupe, ai (Pejgamberi) tha: “Të gjitha janë në Zjarr, përveç njërit (grup).” U pyet se kush është ai grup? Ai tha: “Ata që pasojnë rrugën ku jam unë dhe të shokëve të mi.”

Ai që e kundërshton metodologjinë e Ehli Sunetit, i cili është suneti i të Dërguarit dhe shokëve të tij, atëherë ai është prej sekteve kundërshtuese, dhe është i kërcënuar më Zjarr. Me çfarëdo emri të quhet. Të quhen Ikhuan, Teblig apo me çfarëdo emërtimi tjetër. Ai që e kundërshton metodologjinë Ehli Sunetit dhe Xhematit, atëherë ai është i kërcënuar me Zjarr dhe është prej sekteve kundërshtuese. Po.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu Jeton Shasivari