Bismilah...

[blockquote]Në një intervistë në kanalin Mihuer, në një program të quajtur 90 minuta, Muhamed Mursi (ish-presidenti i Egjiptit) ka thënë:

Muhamed Mursi:

“Ka disa mospajtime (khilaf) të cilat nuk janë në bazat (usulet) e përgjithshme (të besimit)...

Moderatori: A është ai mospajtim në akide (besim)?

Muhamed Mursi: Jo! Nuk mund të jetë mospajtim në akide, kjo natyrisht, është e pamundur. Parimisht, nuk ka mospajtime në akide në mes Egjiptianëve, në mes të gjithë Egjiptianëve. Nuk ka mospajtime në akide. Egjiptianët janë ose të Krishterë ose Musliman.

Nuk ka mospajtime në mes akides së Muslimanëve dhe akides së Krishterëve, çdo kush beson në atë që do. Nuk ka mospajtime në akide. Mospajtimi është vetëm dinamik, dallim në mënyrë dhe mjete, në kinetikë dhe mekanizëm. Nuk është në akide. Nuk ka mundësi të jetë në akide.[/blockquote]

Shejkh Feuzan është pyetur për këto fjalë

Pyetje:

Cili është gjykimi për atë që thotë se akideja jonë dhe e Krishterëve është një e vetme, për hir të interesave politike?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan:

Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga këto fjalë...nuk është një akideja jonë dhe akideja e të Krishterëve.

Akideja e Teuhidit (monoteizmit), e cila është feja e Ibrahimit, na qenka e ngjashme me akiden e Trinitetit?

E lusim Allahun për falje.

(Të thuash) për hir të (çështjeve) të dynjasë dhe interesave. Jo! Kjo nuk lejohet. Kjo nuk lejohet. Po! Na lejohet neve që të kemi marrëdhënie me ta dhe që të kemi marrëveshje me ta në lidhje me (çështjet) që e rregullojnë fenë tonë dhe të mos i ndodh asaj ndonjë dëm dhe që e ndalon sherrin e tyre kundër nesh. Marrëveshja është një gjë që ka ndodhur (më parë), e ka praktikuar i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), porse të kënaqemi me fenë e tyre, apo ta lavdërojmë fenë e tyre, kjo nuk lejohet. Kjo është kufër (mosbesim) në Allahun (e Plotfuqishëm e të Madhëruar). Po.

Video ne AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari