Bismilah...

Autor: Shejkh Albani

Burimi: Silsiletul-Huda ue Nur, kaseta: 647, minutat 29:55

Pyetësi:

Tani, në xhamitë tona në Gazza, varrin fotografi nëpër mure, fotografi të disa personaliteteve apo fotografi të Intifadës apo diçka tjetër...dhe disa njerëz thonë se namazi në xhaminë ku ka fotografi nuk lejohet, ngase ‘Umer ibn Khattabi nuk u fal në kishën “el-Kijameh.”Pra, cili është mendimi juaj për këto fjalë?

Shejkh Albani:

Po! Kështu bëjnë ata me të cilët ne dhe ju jemi sprovuar, e të cilët quhen Ikhuanul-Muslimin, ngaqë ata nuk kuptojnë nga Islami i tyre vetëm se anën e jashtme dhe që të bëjnë potere, pa rezultate. Kurse për sa i përket (çështjes) se namazi në atë xhami ku gjenden fotografi nuk vlen, kjo ka nevojë për argument sheriatik në mënyrë që mendjet tona dhe akideja jonë ta pranojnë atë argument, e ky argument nuk ekziston. Porse, nuk ka dyshim dhe mëdyshje se nuk lejohet futja e fotografive nëpër xhami.

Përktheu: Jeton Shasivari