Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Ajjid esh-Shimmerij

Dikush kërkon që të shfrytëzojë entuziazmin e të rinjve tanë, mirësinë e tyre, dashurinë e tyre për Islamin, dashurinë e tyre për Xhihadin, dashurinë e tyre për Sheriatin, dashurinë e tyre për Davetin, dashurinë e tyre për Sunetin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), kërkon që ta shfrytëzojë këtë me qëllim që t’i përdorë ata që të bëjnë akte terroriste, vrasje, tekfir, atentate me bomba; kërkon që t’i bëjë ata lëndë djegëse për revolucionet, me qëllim që mbas kësaj, ai me partinë e tij të marrin frytet.


Kjo është rruga e Ikhuanul-Muslimin Khauarixhë. I hedhin të rinjtë në zjarr, e më pas çfarë bëjnë? Nëse revolucioni del me sukses, ata hipin mbi shpinat e tyre dhe marrin frytet e tij. E nëse revolucioni dështon, çfarë bëjnë? Distancohen nga ta, i djegin, i shpallin të devijuar, madje edhe bëjnë tekfir mbi ta, sikurse ka bërë Hasen el-Bena.

Hasen el-Bena, siç ka përmendur Mahmud es-Sabah në librin “et-Tandhijm el-Khaas”, dërgoi të rinj që të shpërthenin një zyrë në gjykatë ku gjendeshin dokumenta kundër Ikhuanul-Muslimin, kundër organizatës së veçantë që kishin ata. Dhe kur i arrestuan, mbasi që e shpërthyen... jo, nuk e shpërthyen, porse një person e mori çantën që ata e lanë në zyrë dhe shkoi mbas atyre dhe u tha: “Kjo është çanta juaj, e harruat.” Ata ia mbathën me të katra, kurse ai shkoi mbas tyre. Atëherë ata i thanë hidhe. Ai e hodhi dhe ajo shpërtheu.

Kur folën gazetat, si gazeta “Hizbul-Uefd” dhe gazeta “Hizb Misr-Fetaua” dhe gazeta të tjera atë kohë, Hasen el-Bena nxorri një artikull në gazetën e Ikhuanul-Muslimin ku thotë: “Ata s’janë as nga Islami e as nga Muslimanët.” Nuk janë as nga Islami e as nga Muslimanët!

Pra, Ikhuanul-Muslimun janë si ajo macja që kur e zë uria politike ha të vegjlit e saj. Gjithmonë shikon se ata që bëhen kurbane për Ikhuanul-Muslimin janë vetëm të vegjlit, të rinjtë. Shiko, kokat e tyre po mbushin nga tetëdhjetë vjet e s’i ka gjetur gjë. Ky Karadauij është dinosaur.

Ky Ganushi sot arriti moshën tetëdhjetë vjeç, kurse të rinjtë e Tunizisë gjatë viteve 80-90 u vranë, u burgosën dhe vdiqën nëpër burgje, kurse ai jeton në Londër apo në vende të tjera.

Sururi: të rinjtë e Sirisë u vranë gjatë ditëve të masakrës së parë në Hama, ndërsa ai jeton me të gjitha të mirat në Londër, kurse sot jeton me të gjitha të mirat në Doha (Katar).

Pra, ata që marrin urdhërat janë të rinjtë e tyre. Përse? Sepse ata nuk hyjnë në fitne, janë të mençur, i djegin dhe rrinë në pritje. Ashtu siç bëjnë kokat e Ikhuanëve këtu tek ne, në Saudi. Që në ditët e viteve 90 e deri më sot, ata çdo ditë veçse shtojnë milionat, paratë, të mirat, gratë, vilat... ndërsa të rinjtë janë të burgosur, disa theren në Irak, disa i ka burgosur qeveria e Tagutit el-Maliki, disa kështu e disa ashtu... kurse ata shtojnë të mirat e tyre, aq sa fëmijët e tyre marrin kartën, atë që quhet “Green Card” në Amerikë.

Pra, shiko të kundërtën, të rinjtë e tyre vriten kurse ata janë shëndosh e mirë, të rinjtë e tyre fukarenj kurse ata shtojnë pasuritë e tyre, të rinjtë e tyre s’kanë shtëpi ku të fusin kokën kurse ata shtojnë vilat e tyre. Ata janë gënjeshtarë o shejkh! UAllahi ata nuk i njeh! Ndonjëherë... nuk e di sa surrate kanë!

O shejkh po ju jap një dobi... a e dini o ju të rinj se Ali Ashmauij në librin “et-Tarijkh es-Sirrij lil-Ikhuan” thotë: kur po hartonim grushtin e shtetit kundër xhematit të Xhemal Abdun-Naasir – dhe atë kohë ka qenë drejtuesi i tyre Sejjid Kutbi – thotë: disa koka të mëdha të Ikhuanëve ishin të burgosur dhe ata na dërguan mesazh. Çfarë thonë? Thonë: ne e dimë që ju po organizoni grusht shteti, ama po dështuat ne do njoftojmë Ministrinë e Brendshme për ju, do lajmërojmë Ministrinë e Brendshme për ju.

‘Abdul-Mun’im ‘Abdur-Rrauf në librin “Ena el-ledhij erkamtu el-Melik Faruk ‘ala tenazul el arsh”... ‘Abdul-Mun’im ‘Abdur-Rrauf ishte gjeneral, pilot, dhe ai është një prej atyre që morën pjesë në revolucionin e vitit 1952 me Xhemal ‘Abdun-Nasirin. Thotë: shkova tek Ikhuanul-Muslimin dhe u thashë, kemi 501 veta, do bëjmë grusht shteti. Ata thanë: “Nëse dështon grushti i shtetit, atëherë deklaroni se ju jeni të pastër nga ne dhe as nuk përfaqësoni Ikhunul-Muslimin.” Bien dakort më përpara. Dhe këtë libër unë e kam, të ‘Abdul-Mun’im ‘Abdur-Rrauf.

Pra, në parim ata janë tradhëtarë, tradhëtojnë të rinjtë e tyre, tradhëtojnë vëllezërit e tyre, qartë apo jo.

Sejjid Faiz, ky është nga xhemati i Ikhuanëve, vetëm pse ai nxorri informacione për disa njerëz nga Ikhuanul-Muslimin që nuk ishin nga organizata e veçantë, ‘Abdur-Rrahman Sindij e shpërtheu me eksploziv apartamentin e tij dhe e vrau atë. ‘Abdur-Rrahman Sindij ishte drejtuesi i organizatës. Dhe këtë e ka pohuar Salah Shadij dhe e kanë pohuar të tjerë përveç Salah Shadit në librat e tyre.

Ata e tradhëtojnë njëri-tjetrin. Dhe ky është zakon politik-makiavelist. Ajo politikë e cila nuk bazohet mbi Sheriat, mbi Kur'an dhe Sunet, ndjekësi i saj tradhëton nëse ka frikë për veten e tij. Pra, Ikhuanul-Muslimin tradhëtojnë, tradhëtojnë njëri-tjetrin, hanë në besë njëri-tjetrin, dhe shikon se të mëdhenjtë e tyre janë njerëzit më tradhëtarë mes tyre.

Dhe ata kanë fik`hun e organizatës që ua lejon atyre të gjithë këtë. Unë s’dua të zgjerohem në këtë çështje se po të zgjerohem do tregoj shumë gjëra të tjera. Mirëpo ajo që dua të them është: ky është mesazh për të gjithë ata që janë ndikuar nga Ikhuanul-Muslimin dhe ata që janë bërë kurban për ta, them: mos e jep mendjen tënde me qera për të tjerët!

Kur'anin e ke para vetes, Suneti i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është i ruajtur, ke gjashtë librat e hadithit (Bukhari, Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh) dhe librat e tjerë veç tyre, ke shpjegimet e ulemave dhe s’ke nevojë fare për atë dexhallët e politikës, njerëzit e mashtrimeve politike. T’i ske nevojë fare për ata. Elhamdulilah, shiko dijetarët edukatorë që ndjekin Kur'anin dhe Sunetin. Prandaj ne e kemi detyrë o vëllezër që të jemi të vëmendshëm dhe të dimë realitetin e tyre.


Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj