Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman er-Ruhejli

 

 

Pyetje: Janë disa të rinj në Algjeri që kanë rënë në mospajtime për një çështje: është një shoqatë që e udhëheqin Ikhuanët (Vëllazëria Muslimane)... ne të rinjtë selefij kemi hapur një filial (të kësaj shoqate) me qëllim që të ngushtojmë davetin e Ikhuanëve, derisa Allahu të na bëjë të pavarur nga kjo shoqatë…

 

Përgjigje: Pasha Allahun! Shiko o vëlla! Ikhuanët janë si zgjebja, andaj largohuni prej tyre e mos u afroni me ta. Shiko! Nëse çdonjëri nga ju bën davet, secili veçmas, është më mirë për ju sesa të anëtarësoheni te xhemati i Ikhuanëve, edhe në qoftë se ju keni davet.

 

O vëllezër! Nuk është e mundur që Ikhuanët t’i japin mundësi selefijut që të bëjë davet, përveç nëse shohin tek ai ndonjë interes për vetet e tyre. Dëmi dhe dobia më e afërt që shpresojnë të arrijnë ata është: që t’i përçajnë radhët e selefijve dhe të ketë midis vëllezërve zënka dhe sharje. Nuk lejohet anëtarësimi te xhemati i Ikhuanëve dhe as që lejohet të punohet me ta në ndonjë gjë e cila u takon atyre.  

 

Andaj, o vëllezër! Porosia ime për ju është: ne nuk jemi të ngarkuar që të punojmë me diçka që nuk e posedojmë. Pasha Allahun! Edhe sikur të na ngushtohen gjërat, dhe nuk gjejmë ndonjë mënyrë për të bërë davet, ne nuk bëjmë haram me qëllim që të bëjnë davet. Jo! Themi: la haule ue la ku’uete il-la bil-lah, dhe bëjmë davet me atë që kemi mundësi. Me ata që janë përreth nesh. Në rregull? Ai që ka frikë Allahun, do të gjejë vetëm se mirësi.

 

Porosia ime për ju është: përderisa ky filial (i shoqatës) është i Ikhuanëve dhe nuk është i shkëputur plotësisht nga ata, që të ndahet plotësisht prej tyre dhe të bëhet selefij dhe i pavarur prej tyre, atëherë lëreni këtë çështje plotësisht dhe largohuni prej tyre. Jini një saf i vetëm.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari