Autor:Shejkh Salih Luhejdan
Pyetje: Vëllezërit në Algjeri gjithmonë pyesin për fetvanë që është transmetuar nga Shejkhu i nderuar Abdul-Aziz bin Bazi dhe Shejkhul-Albani për çështjen e Tabligëve dhe Ikhuanëve, si dhe për çështja të tjera të shumta. Unë mendoj o Shejkh Salih (Luhejdan), a jemi ne të obliguar me këto klasifikime të cilat i parashtrojnë vëllezërit dhe pyesin rreth tyre vazhdimisht? Çështja e dytë, po ashtu mendimi juaj për këtë çështje, qoftë çështja e Xhematit Tablig në Algjeri. Ata po hasin shumë probleme nga kjo çështje.
Shejkh Luhejdan: Për sa i përket Xhematit Teblig, madje edhe gjatë jetës së Shejkhut tonë - Allahut pastë mëshirë për të - ia theksoja atij se nuk duhej të përkrahej rruga e atij xhemati dhe në kohën e Mbretit Su’ud erdhi një letër nga një grup i madh, letër e firmosur nga India dhe Pakistani, të cilët bënin thirrje për ndërtimin mbi varre dhe në mesin e tyre ishte një grup nga Xhemati Teblig, nga mesi i tyre ishte një njëri që unë e njoh personalisht e që është nga Xhemati Teblig. Kështu, unë ia lexova letrën Shejkh Muhamedit - mëshira e Allahut qoftë mbi të - sepse Mbreti Su’ud ia çoi Shejkh Muhamedit për të marr mendimin e tij dhe u përgatit një broshurë nga Shejkhu e cila (titullohej), “Shifa` es-Sudur fij Tahrijm el-Bina` alel-Kubur” (Shërim për gjokset lidhur me ndalesën e ndërtimit mbi varre).
Pyetësi: Kush është ky Shejkh?
Shejkh Luhejdan: Ky është Shejkh Muhamed bin Ibrahim bin Abdul-Latijf, ky është Shejkhu i Shejkh Bin Bazit dhe i bashkëkohësve të tij.
Pra, Shejkhu jonë - Allahu e mëshiroftë - Shejkh bin Bazi kishte mendim të mirë për ta (xhematin teblig). Kurse unë e njoh këtë xhemat që nga viti 1364 Hixhrij dhe jam takuar me ta në Mekke, në Utejbijeh dhe udhëheqësi i tyre në atë kohë ishte Seid el-Hindi, ka ndërruar jetë, po bën kohë - Allahu pastë mëshirë për të.
Këto klasifikime janë emërtime të cilat nuk kanë bazë në Sheriat, pastaj ata e marrin këtë (ndarje nëpër xhemate) si metodologji pas të cilës kapen. Nuk i lejohet njeriut që të kapet pas një gjëje përveç nëse i Dërguari – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka urdhëruar që të kapemi pas asaj gjëje.
Pra, ata kanë një metodë dhe organizime, ditë të caktuara dhe gjëra të tjera, prandaj nuk këshilloj që të shkohet me atë xhemat e as të lejohet. Dhe ky xhemat është në Mbretëri (Arabi Saudite)...ky xhemat ishte i lirë, shkonin dhe strehoheshin nëpër xhamitë dhe ata kishin një qendër në Rijad, tek xhamia Sukejrineh. Ata mblidheshin tek xhamia Sukejrineh në Rijad dhe pastaj u ndaluan.
Unë mendoj se ky xhemat është nga grupacionet që është ngritur mbi baza të cilat nuk pajtohen me Sunetin e Mustafasë – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, mirëpo unë nuk jam i mendimit që ata të trajtohen me dhunë e ashpërsi, porse ata duhet të sqarohen dhe të kërkohet prej tyre që të bëjnë sqarim në qoftë se atë që e thonë e transmetojnë nga Pejgamberi i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, nga ajo që është vërtetuar nga hadithet. E nëse nuk ekziston diçka e tillë, atëherë le të mjaftohen me rrugën që ndoqën Shokët e Muhamedit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe Tabi’inët, për të cilët dëshmoi i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – për faktin se ata janë brezat më të mirë.
I Dërguari – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
“Njerëzit më të mirë janë brezi në të cilin jam dërguar,” e këta janë as’habët “Pastaj ata që vinë pas tyre,” e këta janë Tabi’inët, “Pastaj ata që vinë pas tyre.” Dhe këta janë pasuesit e Tabi’inëve. Siç ka ardhur në hadithin e Imran bin Husejn i cili gjendet në Sahih, si dhe hadithi i Abdullah bin Mesud - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.
Andaj, duhet që të kufizohemi në atë që erdhi nga Allahu dhe i Dërguari i Tij – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Pastaj, këto xhemate, sa për ilustrim, sekti batinij të cilën e themeloi shteti i Fatimijve të fëlliqur, për të cilën selefët thanë se brendia e tyre ishte kufër i qartë, në fillim fare shfaqnin asketizëm dhe u bënin da’ueh njerëzve dhe ishin bamirësa me njerëzi në mënyrë që të arrinin të formonin një shtet në Behdije - mes Algjerisë dhe Tunizisë.
Pastaj, pasi që e panë se ai vendi nuk ishte i përshtatshëm për ta dhe se shumica e banorëve të asaj krahine ishin nomadë dhe kuptuan se ai ishte një vend ku nuk mund të ndërtohej (një shtet) në ambient nomadësh, kështu u zhvendosën në Kajro dhe sunduan në Kajro për një periudhë e cila është e njohur. Ai ishte një shtet i fëlliqur që ka lënë mbeturinat e tij dhe ka shtrirje tek shumë prej atyre që shfaqen se janë Shijat Ithna Asherijeh, kurse nga përbrenda ata nuk janë ashtu siç pretendojnë. Prej Allahut kërkojmë ndihmë.
Pyetësi: Ka një pyetje: disa thonë se ajo që përmendët ju – o Shejkh Salih – rreth çështjes së bazave të tij (xhematit teblig) në Indi dhe se vepra që praktikon ai që është nga ky xhemat, nga xhemati teblig (jashtë Indisë), nuk ka lidhje me veprën që praktikojnë vëllezërit në Indi, ngaqë nuk shihen ndërtime mbi varre dhe nuk shihen shirkijate porse shihet vetëm çështja e da’uetit. Këtë e themi për të qenë të drejtë ndoshta edhe vëllezërit kanë pyetje?
Shejkh Luhejdan: Jo, sepse ti nuk e di origjinën e themeluesit të kësaj ideje në Indi, përpara se të ndahej India. Varri i tij ka qenë brenda në xhami, porse kur u luftua çështja e varreve, ata i rregulluan paksa çështjet e tyre. Ama origjina tek ata është se xhamia e tyre ka qenë e ngritur mbi varrin e thirrësit të parë. Kah fundi i vitit 1340 lindi kjo ide dhe ai kujdesej për ta dhe i përgatiste. Mirëpo u bë e qartë e vërteta e tyre dhe i demaskoi Shejkh Se’ad el-Husajn, i cili më përpara i përkrahte ata, dhe ai u kthye tek unë atëherë, përpara më shumë se tridhjetë viteve, dhe unë i bëra të qartë atij se nuk i konsideroj ata në rrugë të drejtë. Dhe ai – Allahu ia shpërbleftë me të mira – ai dhe të tjerë kërkues të hakut si puna e tij nëse u bëhet e qartë kotësia e asaj në të cilën thërrasin, largohen prej saj. Mora vesh më pas se ai nuk u mjaftua vetëm me largimin nga ai xhemat, porse ai edhe paralajmëroi kundër atyre.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari