Bismilah...

Autor: Shejkh 'Abdul-'Azijz Ibën Jahja el-Bura'ij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139616#entry675055

Lavdet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë. Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij. Unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të paortakë, si dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Tij dhe i dërguar i Tij, lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi Familjen e tij.

E më pas:

Me të vërtetë Ehli-Suneti kanë folur në të shkuarën dhe në të tashmen për largësinë që gjendet midis njerëzve të shoqatave dhe Menhexhit Selefij, e ndoshta kalon njëfarë kohe dhe Ehli-Suneti rrinë të heshtur ose të pakta janë fjalët që dalin nga ata rreth atij devijimi, duke u mjaftuar me fjalën që kanë thënë më përpara (në lidhje me shoqatat). Kurse njerëzit e shoqatave vazhdojnë në rrugën e tyre, madje hapin shoqata dhe fondacione të reja, ndonëse shumë prej njerëzve janë larguar nga ata, kështu që ndjekësit e shoqatave janë shpërbërë në shoqëri, lavdi Allahut. Dhe me sebepin e heshtjes së Ehli-Sunetit, ndoshta ndjekësit e shoqatave i bënë njerëzit që të mendojnë se Ehli-Suneti apo disa prej tyre e miratojnë rrugën e tyre, prandaj unë dua ta rishikoj nga e para (çështjen e shoqatave), pa sjellë ndonjë gjë të re, përkundrazi kjo është fjala e Ehli-Sunetit, e thënë aty-këtu, të cilën e tubuam në këto rreshta.

Kështu që them – dhe suksesi vjen nga Allahu –:

1 – S'ka dyshim se ato janë sebep i mbërritjes tek hizbija, dhe ne nuk njohim asnjë këtu në Jemen, nga ata që filluan me shoqatat, e që të mos ketë qenë përfundimi i tij tek hizbija. Dhe ky është realiteti para nesh që e dëshmon këtë.

2 – Se brenda shoqatave ka votime demokratike.

3 – Në ligjin e shoqatave ka ardhur fjala e tyre: "Në të vërtetë u hapën shoqatat për të fuqizuar sistemin demokratik.

4 – Gruaja ka të drejtë që të kandidojë për të fituar një post në shoqatë dhe askush nuk mund ta ndalojë atë.

5 – Bashkëveprimi me shoqatat dhe organizatat e ngjashme, qofshin ato hizbije apo qafire.

6 – Mbyllja e syve para bidatçiut, nëse shpresohet nga ai ndonjë mbështetje financiare, si dhe fshehja e menhexhit Selefij – aq sa u ka mbetur atyre – me qëllim që bidatçiu të jetë sa më bujar në atë që do t'u japë.

7 – Sharja e Ehli-Sunetit, qoftë dijetarët apo nxënësat e dijes apo të tjerë veç tyre, me sharje të ndryshme, me vargje poetike apo me të folurën e zakonshme, në mënyrë që njerëzit të mos u zënë besë Ehli-Sunetit, se përndryshe pakësohet mbështetja financiare për shoqatat. Mirëpo mbaruan dhe u harruan sharjet mbi ta - lavdi Allahu -, dhe e gjithë ajo që u mbeti si përfundim ishte se i mashtruan të paditurit dhe i humbën dijetarët.

8 – Egzistenca e "udhëheqjes", "besëlidhjes" dhe "sekretit" në celula, degë dhe organizata me drejtim hierarkal. Ajo që duan ata në këtë fushë është shumë e madhe, porse ata janë të paaftë që ta realizojnë, prandaj gjejnë kundërshtime në mesin e tyre dhe nuk mund t'i shfaqin ato që kanë përveç se para pasuesve të tyre të veçantë.

9 – Hyrja e hajdutëve në mesin e tyre, të cilët mbledhin para për fukarenjtë dhe pastaj i marrin për vetet e tyre.

10 – Ai që nuk është hajdut sajon marifete të ndryshme për të marrë paret. Kështu që, ata që punojnë në shoqatë dalin para fukarenjve (për të tërhequr paratë), e ndoshta ndonjëri nga njerëzit e shoqatave kërkon borxh shuma të mëdha të hollash për qëllime martese, blerje makine, ndërtim shtëpie e gjëra të kësaj natyre, pastaj i mbledh paratë në emër të shoqatës dhe pastaj e llogarit veten e tij mes borxhlinjve dhe kështu i shlyen borxhet e tij.

11 – Hapja e derës së lypjes, deri në gradën sa u qepen njerëzve nga pas duke lypur, ku mundet edhe të ofendohen, sepse ndoshta disa prej njerëzve të shoqatave shkojnë tek disa pasanikë dhe kërkojnë para prej tyre, e ndoshta bezdiset biznesmeni dhe e pështyn në fytyrë përfaqësuesin e shoqatës. Atëherë thotë përfaqësuesi: "Ky është haku im! Ku është haku i Allahut?!" Po ashtu, ata i ngarkojnë disa prej studentëve të tyre që të shkojnë në vend-faljet e bajramit me kartona nëpër duar dhe me stemën e shoqatës të varur në kraharor. Gjithashtu, bredhja nëpër tregje e burrave dhe grave që mbajnë stemat e shoqatave, të cilët shpërndajnë zarfe (bosh) që t'i mbledhin më pas (të mbushur me paratë e dhuruara). Gjithashtu, shkuarja nëpër shtëpitë e biznesmenëve dhe bezdisja e tyre me fjalë të ndryshme. Gjithashtu, disa prej njerëzve të shoqatave i cilësojnë vetë vetet e tyre si lypsa, saqë njëri prej tyre ka thënë: "Ne do të vazhdojmë të lypim derisa të na vijnë me argument që kjo është harram." Kurse një tjetër ka thënë mu para njerëzve: "Lavdet i takojnë Allahut që më ka bërë lyps në aq shumë situata, saqë s'mund të numërohen."

12 – Fotografimi i qënieve që kanë shpirt, dhe kjo është prej gjynaheve të mëdha dhe padyshim që Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue 'ala Aalihi ue sel-lem – i ka mallkuar ata që bëjnë fotografi, si dhe ka njoftuar se ata janë njerëzit më të këqinj tek Allahu, etj.. Dhe në bazë të përvojës që kemi në Jemen, nuk ka njeri që të ketë filluar me lejimin e fotografimit të krijesave që kanë shpirt e që të mos ketë qenë përfundimi i tij në hizbije.

13 – Miqësia e ngushtë, pasi miqësia e njerëzve në çdo shoqatë është për individët e shoqatës dhe organizatës që i përkasin, sidomos për shkak se shoqatat janë vetëm fasada e jashtme e organizatave të fshehta që ngrihen mbi miqësinë e ngushtë.

14 – Shkrirja e atij që hyn në të (në shoqatë), humbja e dijes që posedon dhe dobësimi i kapjes së tij mbas Fesë, derisa arritën në atë gradë saqë futën nëpër shtëpitë e tyre antenat satelitore dhe bënë lëshime në marrjen e lejimeve (të dijetarëve për çështjet e ndryshme). Allahu pastë mëshirë për Shejkh Mukbilin i cili ka thënë: "Hizbija të fundos."

15 – Gibeti dhe sharja e biznesmenëve apo njerëzve të tjerë që nuk i përkrahin materialisht apo moralisht.

16 – Njëanshmëria në shpërndarjen (e ndihmave të shoqatës), prandaj i gjen fukarenjtë në shoqëri të privuar (nga ndihmat e shoqatës) ngaqë nuk janë me ata, ndërsa i japin ndihma me shumicë atij që është me ata. Pyeti fshatrat dhe qytetet dhe ato do të njoftojnë se çka bëhet. E mos pyet për zullumin që bëhet me jetimët që janë në përkujdesin e shoqatave, pasi atyre nuk u mbërrin i plotë haku që meritojnë.

17 – Futja e parave në bankat me kamatë.

Dhe së fundi, ne i këshillojmë të gjithë Muslimanët që të rrinë larg shoqatave, përgjithësisht dhe detajisht, dhe nuk këshillojmë askënd që të hapë shoqatë, edhe nëqoftëse ai mendon se do ta ruajë veten e tij dhe do të rrijë larg dëmeve, sepse çdo masë mbrojtëse që mund të merret në këtë fushë është e pa arritshme; edhe nëqoftëse arrihet pjesërisht, ai s'mund të shpëtojë nga dëmet e tjera. Dhe nuk ka për të ecur drejt Daveti Selefij për sa kohë që janë të pranishme shoqatat.

Shkroi / 'Abdul-'Azijz Ibën Jahja el-Bura'ij

Darul-Hadijth, Jemen, Ibb, Mefrak Hubejsh

22 Rabij' el-Akhir 1434

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj