Bismilah...

Shejkh Rabij' el-Medkhalij


Pyetje: Detyra e njerëzve të dijes është që ta sqarojnë Hakun dhe të mos e fshehin atë, dhe kjo pyetje thotë: o Shejkh çfarë dini ju për shoqatën "Daar el-Birr"?

Përgjigje nga Shejkh Rabij' Ibën Hadij el-Medkhalij:

Shoqatën "Daar el-Birr" e kemi këshilluar kur pamë fitnen e Ebil-Hasenit. I kemi këshilluar vazhdimisht. Nëse ata duan ta ndalin dëmin e tij dhe fitnen e tij, dhe që ta shuajnë këtë fitne, atëherë le të heqin dorë nga ndihmat (që i japin atij). Dhe ajo që duket është se ata vazhdojnë ta mbështesin atë me para. Dhe neve na vjen shumë keq që ata vazhdojnë deri tani të pretendojnë Selefizmin. UAllahi, tashmë dolën në shesh skandalet e Ebil-Hasenit dhe doli në shesh fitneja e tij. Atë e kanë joshur me këto para që ai të godasë Selefizmin dhe të përçajë Selefijinët.

Kështu që, nëse atyre u ka mbetur akoma diçka prej Selefizmit dhe prej respektimit të Islamit, atëherë le ta deklarojnë hapur qëndrimin e tyre ndaj këtij njeriu, të cilin e kanë dënuar Ulematë. Nëse ata e hedhin poshtë besueshmërinë e Ulemave, atëherë kujt do t'i zënë besë më pas? A do t'u besojnë kedh-dhabinëve (gënjeshtarëve)? Domethënë, tani, nëse bien ata dijetarë të cilët i ka poshtëruar Ebul-Haseni megjithë maskarenjtë dhe injorantët që e pasojnë atë, nëse bien ata (dijetarë), atëherë nga kush do ta marrin dijen njerëzit? Po i rrëzuan Ulematë e Jemenit, nga kush do ta marrin dijen nxënësit e dijes në Jemen? Nga kush do ta marrin dijen nxënësit e dijes në Xhijzan? Nga kush do ta marrin dijen nxënësit e dijes në Hixhaz? Nga kush do ta marrin dijen, nga kedh-dhabinët dhe nga grupacionet e devijuara?

Unë e përsëris thirrjen time për shoqatën "el-Birr", që të kenë frikë Allahun për këtë Akijde Selefijeh dhe për këtë Menhexh Selefij, dhe të kenë frikë Allahun për ndjekësit e këtij Menhexhi të vërtetë, që t'i japin fund sherrit të tyre ndaj Selefijinëve. Selefijunët kanë provuar dy ithtësira nga ajo shoqatë në Jemen, derisa unë i njoftova, kur ishin tek unë ata që kishin mbetur tek shoqata "el-Birr", për të cilët kisha akoma mendim të mirë. Ata thanë: Mori fund çështja e shoqatës "el-Birr". Ata s'ia kanë nevojën asaj, pavarsisht fukarallëkut të tyre. Njerëzit e Jemenit, Ulematë fisnikë, zahida e të ndershëm nuk ia zgjasin duart askujt, kurrën e kurrës. E megjithëkëtë, ata nuk presin nga shoqata "el-Birr" asgjë tjetër përveç se që të heqë dorë nga mbështetja që i jep këtij armiku të egër, i cili i ka munduar, i ka poshtëruar, i ka përçarë mes veti dhe e ndali ecurinë e Davetit Selefij në Jemen. Njerëzit e pranonin tej mase dhe e nderonin tej mase davetin. U hidhëruan nga ajo armiqtë dhe i përçanë njerëzit e davetit, dhe sebepi ishte mbështetja financiare e shoqatës "Daar el-Birr" dhe shoqatat e tjera, për të cilat na vjen keq, sepse ato nuk përpiqen për dobinë e Islamit dhe të Muslimanëve, porse përpiqen për interesat dhe qëllimet e tyre politike, dhe i ndihmon njerëz si puna e këtij (Ebul-Hasen el-Ma`ribij) për të luftuar Menhexhin Selefij.

E nëse akoma ka mbetur ndonjë në këtë shoqatë, siç është vëllai Khalfan – dhe unë i drejtoj atij këtë këshillë, të cilën ia kam drejtuar shumë herë Imranit dhe të tjerëve – nëse u ka mbetur sadopak prej Selefizmit, le të kenë frikë Allahun dhe t'i japin fund sprovës së tyre, dëmit të tyre dhe sherrit të tyre, nga ky Davet. Dhe ne i përgëzojmë ata se njerëzit e këtij Daveti nuk ua kanë nevojën në çdo vend. Ndaleni sherrin tuaj në mbështetjen e njerëzve të batilit dhe njerëzve të fitneve, të cilët janë dënuar nga Ulematë, dhe sqarojeni sherrin dhe fitnen e tyre. Përmbajuni fjalëve të Ulemave dhe hiqni duart dhe paratë tuaja nga luftimi i Menhexhit Selefij, sepse nëse do të vazhdoni, me të vërtetë, pasha Allahun, ju i keni shpallur haptazi armiqësi Menhexhit Selefij dhe ndjekësve të tij.

Andaj kijeni frikë Allahun dhe pendohuni tek Allahu, dhe kthehuni sepse dera e teubes është e hapur, dhe kërkojini falje Atij për dëmin, sherrin dhe sprovën që ndodhën për shkakun tuaj mbi njerëzit e Hakut dhe Sunetit. Dijeni dhe të jeni të bindur se Allahu do t'i ngrejë lartë ata mbi cilindo që i armiqëson ata dhe i braktis ata, dhe Allahu do t'i braktisë ata që i luftojnë dhe i armiqësojnë ata. Mbajeni mend këtë, dhe kijeni frikë Allahun dhe ndaleni sherrin tuaj ndaj këtij Daveti dhe njerëzve të tij. Unë u paralajmëroj, i paralajmëroj biznesmenët e Emirateve, ata që janë mesatarë, të cilët e përkrahin financiarisht shoqatën "el-Birr" se ajo vazhdon me kokfortësi në bashkëpunimin me Ebil-Hasenin. Unë i paralajmëroj se mos i mbërthen Allahu, ngase Ai ua dhuroi këto para, kurse ata ua japin atyre që e luftojnë Islamin e vërtetë.

Ka thënë Shejkh Ibën Bazi – rahimehullah -: "Uehabizmi është Islami, kurse ne themi Selefizmi është Islami, Selefizmi të cilin e lufton Ebul-Haseni me paratë e shoqatës "el-Birr". Ai është Islami i vërtetë me Akijde dhe Menhexh, Allahu u bekoftë. Andaj, kush e lufton atë ka luftuar Islamin e vërtetë. Prandaj unë i këshilloj biznesmenët e Emirateve dhe i frikësoj ata me Allahun, që të mos i japin (financime) shoqatës "el-Birr" sepse ajo vazhdon me kokfortësi në zullumin e saj dhe në luftën e saj kundër këtij Menhexhi, i frikësoj ata me Allahun, se Allahu mund t'u lëshojë atyre ata që do t'i godasin në fenë dhe në dynjanë e tyre, ngaqë ata nuk po e ndalin sherrin e tyre dhe mbështetjen e tyre financiare për këtë fondacion që e ka dobësuar Davetin Selefij më shumë e më rëndë se çdo fondacion tjetër që ka sulmuar Davetin Selefij që më herët. E nëse kthehet shoqata "el-Birr", le ti përmbahet rrugës së saktë Islame, rrugës që i shërben Islamit, duke i çuar paratë tek ata që i meritojnë ato.

Ebul-Haseni nuk meriton asnjë çik nga këto para sepse ai i mbledh paratë nga individë, nga xhemate e nga fondacione dhe i përlan paratë siç bën këtu, ndërsa të tjerët nuk i ndjekin këto metoda siç bën ai.

E nëse tek shoqata "el-Birr" ka bamirësi të vërtetë, atëherë ajo le t'i vendosë këto para në duart e atyre që i meritojnë ato, e jo në duart e batakçinjve dhe atyre që luftojnë njerëzit e Hakut. E nëse jo, atëherë njerëzit e Emirateve me Sheriat në Fenë e Allahut nuk duhet të bashkëpunojnë me ata në gjynah dhe në shkeljen e kufijve, sepse Allahu ka urdhëruar për bashkëpunim në bamirësi dhe devotshmëri dhe na ka ndaluar nga bashkëpunimi në gjynah dhe në shkeljen e kufijve. E nëse shoqata "el-Birr" bashkëpunon me Ebil-Hasenin në gjynah e në shkeljen e kufijve, atëherë ata që kanë para, të cilën duan Fytyrën e Allahut, nuk duhet të bashkëpunojnë me shoqatën "el-Birr" në gjynah dhe në shkeljen e kufijve.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu Alban Malaj