Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed Nasiruddin el-Albanij

Burimi: Shkëputur nga audiokaseta “Es`iletu es-Sejjarah”

Është pyetur Shejkhul-Albani – rahimehullah – ndërsa ishte duke dalë nga xhamia për të hipur në makinë: “Cila është fjala juaj për shoqatat?”

Tha Shejkhul-Albani – rahimehullah –: “Ku i vendosin paratë?”

Tha pyetësi: “Në bankë.”

Atëherë tha Shejkhul-Albani – rahimehullah –:

ما بُني على باطل فهو باطل

“Ajo që ndërtohet mbi batil (diçka të kotë e që s’ka bazë në Fe) është batil.”

Pastaj Shejkhu – rahimehullah – hipi në makinën e tij.

Përktheu: Alban Malaj