Bismilah...

Autor: Imam Rabij ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=147717

Shejkh Rabij: Dhe në krye të tyre: (Sahihun) e Bukhariut dhe Muslimit. Kujdesuni për këto libra duke i studiuar, duke i kuptuar dhe duke i mësuar përmendësh.

Pyetësi: Shejkh! A mund të inçizojnë që t’ua përcjellin vëllezërve këto fjalë të vyera?

Shejkh Rabij: Jepini rëndësi librave të Shejkhul-Islam ibën Tejmijes, Ibën Kajjimit dhe imamëve të da’uetit në Nexhd. Jepini rëndësi këtyre librave, kuptojini (siç duhet), dhe ecni drejt shkëndijave të këtyre librave – Allahu ju bekoftë. Pastaj, mos ua zgjasni duart fondacioneve, si “Ihjau Turathi” dhe të tjera, porse mjaftohuni me atë që u ka dhënë Allahu nga pasuria, qoftë ajo e pakët. Sepse da’ueti selefij – Allahu ju bekoftë – u ngrit te selefijt e parë dhe te pasuria pakët që kishin dhe varfëria e madhe – Allahu ju bekoftë.

Nuk u ngrit në mbledhjen e lekut. Mbledhja e lekut e prish da’uetin, kërkimi i lekut nga merkezet, fondacionet (fjalë e paqartë) jo-selefije, shpie në devijimin e selefijut. Ruhuni tej mase nga bashkëpunimi me këta fondacione, mjaftohuni me atë pasuri që u ka dhënë Allahu, edhe nëse ajo është e pakët – Allahu ju bekoftë. Ecni në rrugën e Selefëve në asketizëm (ez-zuhd) dhe në largim nga gjynahet, dyshimet, haramet (el-uer’a) dhe në përhapjen e da’uetit selefij sipas mënyrës së vërtetë. Allahu ju dhëntë sukses të gjithëve.

U paralajmëroj, në mënyrë të veçantë, nga të gjithë ata të “Ihjau-Turathit”, sepse këta bredhin nëpër botë për t’i përçarë selefijt dhe t’i copëtojnë e t’i kthejnë në menhexhin e Abdur-Rahman Abdul-Khalik, ikhuanin ekstremist. Allahu ju dhëntë jetë.

Pyetësi: Shejkhu jonë – Allahu ju bekoftë – ka edhe një çështje tjetër. Ata të “Ihjau-Turathit” i shpërndajnë librat e selefëve. P.sh. i shpërndajnë librat e Shejkh Salih el-Feuzan.

Shejkh Rabij: Fshihen me këtë.

Pyetësi: Po! Shejkhu jonë. Ne duam nga ju një sqarim të kësaj çështjeje.

Shejkh Rabij: Ata fshihen me këtë, fshihen me këtë. I shpërndajnë librat e selefëve dhe librat e tjerë – Allahu ju bekoftë –, ndërsa ata janë të bindur me menhexhin e Abdur-Rahman Abdul-Khalik, ikhuanin ekstremist.

Pyetësi: Shejkhu jonë! A ti refuzojmë librat e tyre! T’i refuzojmë?

Shejkh Rabij: Mos bashkëpunoni me ata.

Pyetësi: Allahu ju bekoftë Shejkhu jonë. Allahu ju shpërbleftë Shejkhu jonë.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

9 Maj 2015