Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=152675

Pyetësi: Çfarë gjykimi ka vendosja e kutive të kërkimit të ndihmave në xhami?

Shejkh Rabij’: Kush i vendos ato në xhami dhe cili është qëllimi i këtyre kutive? (fjalë të paqarta) Kutia përherë është në xhami apo ditën e xhuma apo kur?

Pyetësi: Përherë.

Shejkh Rabij’: Kjo është rruga e hizbijve dhe nuk është rruga e Ehli Sunetit, dhe lypja është e ndaluar, nuk lejohet, përveç se kur ka ndonjë rast të domosdoshëm, Allahu u begatoftë. Lypja në parim është e ndaluar. Kurse ai që e shton lypjen vjen Ditën e Kijametit dhe nuk i ka mbetur asnjë copë mishi në surratin e tij, e kuptuat??? Pra, kjo është rruga e hizbive, Allahu u begatoftë. kurse ai që do të dhurojë për xhaminë pa patur kuti, le të dhurojë, ama lypje s’ka. Allahu u dhëntë jetë.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj