Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://bayenahsalaf.com/vb/showthread.php?t=11416

 

Është pyetur Shejkh Rabij’ (hafidhahullah):

Ç’gjykim ka hapja e shoqatave bamirëse që vëllezërit në Tunizi t’i përdorin ato për të sjellë dijetarët dhe për të mbajtur mësime dhe kurse fetare?

 

Përgjigje: “Unë mendoj se shoqatat i përçajnë Selefijinët dhe se ato janë shkak i ndarjes në grupacione. Dhe këshilla ime për ata është që të qëndrojnë larg nga shoqatat, ta kërkojnë dijen nëpër xhamia dhe t’i braktisin shoqatat. Unë mendoj se ata nuk duhet të futen në shoqata.

 

E nëse ata nuk kanë mundësi që të mbajnë mësime nëpër xhamia, atëherë të mësojnë nëpër shtëpitë e tyre.”

 

Dhe u pyet Shejkhu përsëri për hapjen e qendrës (merkez) me qëllimin e mbajtjes së mësimeve në to, dhe ai u përgjigj:

 

“T’i mbajnë mësimet nëpër xhamia, ata duhet t’i mbajnë mësimet nëpër xhamia.”

 

Përktheu Alban Malaj