Autor: Shejkh Muhamed bin Hadij
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/3422
Pyetje:
Ky pyet dhe thotë: A është e vërtetë se Shejkh ‘Abdullah el-Kar’auij – Allahu e mëshiroftë – kur ka kërkuar dije, e ka gjetur një shejkh i cili e fyente Shejkhun e Islamit, (Muhamed) ibën Abdul-Uehahb, kështu që Shejkh ‘Abdullahu i dha atij librin e teuhidit (Kitabu-Teuhid) duke ia hequr emrin e autorit?
Përgjigje, Shejkh Muhamed bin Hadij:
Po. Kjo është e vërtetë dhe për këtë më ka njoftuar Shejhku jonë dhe prindi jonë, xhaxhai, gjyshi i bijve të mi, ‘Umer bin Ahmed Xhurdij el-Medkhalij e ai është djali i xhaxhait të prindit tim, ai na ka lajmëruar për këtë dhe ai është nga nxënësit e mëdhenj të ‘Abdullah el-Kar’auij – Allahu i Lartësuar i mëshiroftë të gjithë – ashtu siç më ka treguar Shejkhu jonë, Kolosi, Ahmed en-Nexhmij – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë – kështu që, është vërtetuar tek neve nga këto dy rrugë.
Përktheu: Jeton Shasivari