Autor: Shejkh Rabij' Ibën Hadij el-Medkhalij
Pyetja e pestë: A më lejohet mua që të marr hua nga banka që punon me kamatë, që të blej shtëpi? Na jepni dobi, Allahu u shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Nëse je në atë gjendje që ke nevojë për bukë që të hash për të shpëtuar veten tënde nga vdekja, atëherë mos merr nga banka asgjë, lëre më pastaj për të ndërtuar shtëpi apo për të blerë makinë. Allahu të ka lejuar tyre ngordhësirën dhe mishin e derrit, mishin e kafshëve që kanë ngordhur nga goditja apo nga brirët e kafshëve të tjera, t'i ka lejuar kur je në gjendje emergjente (sh.p. d.m.th. rrezikon të vdesësh), porse nuk ta lejoi kamatën. Kamata është tejet e rrezikshme, është tejet e rrezikshme, është tejet e rrezikshme. Prandaj mos vepro me kamatë dhe bëj durim, ngase Allahu – SubhaneHu ue Te'ala – thotë:
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ
"Dhe kush i frikësohet Allahu, Ai do t'i t'i japë rrugëzgjidhje (për çdo vështirësi) dhe do ta furnizojë andej nga nuk e pret. Dhe kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij." [et-Talak, 2-3]
Pra, kamata është gjyhan i madh dhe çështje e rrezikshme, kurse ai që e bën të lejuar atë ka bërë kufër. E nëse ke nevojë për shtëpi, atëherë bëj durim derisa të të furnizojë Allahu, mbështetju Allahut dhe bëj shkaqet derisa Allahu të ta lehtësojë shtëpinë, ose përndryshe më mirë të vdesësh duke qenë i shpëtuar nga lufta e Allahut, sepse ai që merret me kamatë është në luftë me Allahun – Allahu na ruajt –, sikurse ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te'ala –:
فَإِن لَّمْ تَفْعَلُوا فَأْذَنُوا بِحَرْبٍ مِّنَ اللَّـهِ وَرَسُولِهِ ۖ وَإِن تُبْتُمْ فَلَكُمْ رُءُوسُ أَمْوَالِكُمْ لَا تَظْلِمُونَ وَلَا تُظْلَمُونَ
"Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë." [el-Bekarah, 279]
Ai u ka shpallur luftë njerëzve të kamatës.
"E ka mallkuar i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – atë që e ha kamatën, ai që e jep atë, shkruesin e saj dhe dy dëshmitarët e saj." [E ka transmetuar Muslimi në Sahih (11/36, nr.1598 – Neueuij – nga hadithi i Xhabirit – radij-Allahu 'anhu –.]
Çfarë do më mbas këtij mallkimi?
A të bën dobi shtëpia kur përpara vetes tënde ke Xhehenemin? Prandaj besimtari le të ketë frikë Allahun dhe të bëjë durim në fukarallëkun dhe nevojën e tij, ngase Allahu – SubhaneHu ue Te'ala – ka thënë:
وَلَنَبْلُوَنَّكُم بِشَيْءٍ مِّنَ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِّنَ الْأَمْوَالِ وَالْأَنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ ۗ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ
"Padyshim që Ne do t’ju sprovojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të frutave, prandaj, përgëzoji durimtarët." [el-Bekarah, 155]
Duro, që të ta japë Allahu këtë shpërblim madhështor, në vend që t'i ekspozohesh mallkimit, zemërimit, pakënaqësisë dhe ndëshkimit të Tij. Përballoje këtë vështirësi në dynja, e cila nuk është gjë përpara zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut.
Lusim Allahun që të na mjaftojë me mirësinë dhe dhuntinë e Tij nga çdo gjë që na sjell pakënaqësinë dhe zemërimin e Tij. Padyshim që Zoti ynë e dëgjon lutjen.
Lavdërimet dhe bekimet e Allahun qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij dhe Shokët e tij.
Përktheu: Alban Malaj