Bismilah...

 

Pyetje: Cili është gjykimi i Sheriatit për të ashtuquajturat “aktrime islamike”, sidomos, për faktin që kjo është përhapur në këto kohët e fundit tek shumë të rinj dhe i ka shkëputur ata nga gjërat që janë më të rëndësishme e më të dobishme për ta. A ka bazë në Fe kjo? Dhe a e ka praktikuar këtë gjë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Selefët mbas tij, në thirrjen për tek Allahu?

 

Përgjigje, Shejkh Mukbil: Gjykimi i Sheriatit për to është se ato janë harram dhe më e pakta që mund të thuhet është se kjo është gënjeshtër. Ai (që aktron) pretendon se është Ebu Xhehli, apo Khalid Ibnul-Uelijd, apo se ai është ‘Ali Ibn Ebij Talib, ndërkohë që ai nuk është ‘Ali Ibn Ebij Talib. Dhe akoma më e shpifur se kjo është se ndoshta ai pretendon se është Shejtani. Si i pëshpërit kështu njerëzve? Si i devijon kështu njerëzit? E me çfarë? Ndërkohë që i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga përngjasimi me Shejtanin. Ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala Aalihi sel-lem):

 

“Nëse ndonjëri prej jush han, le të hajë me të djathtën e tij, e nëse pin, le të pijë me të djathtën e tij, sepse me të vërtetë Shejtani ha me të majtën e tij dhe pi me të majtën e tij.

E njëjta gjë është edhe me përngjasimin e qafirave, ka ndaluar Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala Aalihi sel-lem) nga përngjasimi me qafirat dhe ka thënë:

“Kush përngjason me një popull është prej tyre.”

 

Po, çështja është se kjo gënjeshtër, që të thuhet se aktrimet janë prej mjeteve të davetit, nuk është vërtetuar as nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), as nga Sahabët, as nga Tabi’inët e as nga pasuesit e Tabi’inëve.

 

E vërteta është o vëllezër se aktrimet dhe demonstratat, po, si edhe shumë prej gjërave në kohën e sotme, na kanë ardhur nga armiqtë e Islamit. Është frikë se aktorëve mund t’u bjerë fjala e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala Aalihi sel-lem):

“Dënimin më të rëndë Ditën e Kijametit nga njerëzit do ta ketë ai që ka vrarë një Pejgamber apo u vra nga një Pejgamber, prijësi në devijim dhe imituesi.” E ka transmetuar Imam Ahmedi me zinxhir të saktë transmetimi.

 

Atëherë, a është për qëllim imituesi i aktrimeve i cili flet... [fjalë të paqarta]... apo është për qëllim fotografimi? Mund të jetë edhe kjo edhe ajo, pasi për të dyja këto përdoret fjala imitues.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj