Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Pyetje: I nderuar Shejkh, Allahu ju dhëntë sukses. Pyetësi thotë: “A u lejohet davetçijve dhe nxënësave të dijes që të dalin në televizion nga domosdoshmëria?”
Përgjigje, Shejkh Feuzan: Televizioni është transmetim, transmetim, nuk është pikturim që s’lëviz dhe mbetet, porse është transmetim. Siç është përshembull transmetimi i namazit nga Xhamia e Haramit (në Mekkeh) dhe transmetimi i namazit nga Xhamia e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe transmetimi i haxhinjve në Arafat, se dhe në vende të tjera të (Haxhit). Ky është transmetim i drejtpërdrejtë, e quajnë “Transmetim Live”. Po.
Pyetësi: I nderuar Shejkh, Allahu ju dhëntë sukses. Ka shumë pyetje – Allahu ju ruajttë – rreth të njëjtës temë, dhe ajo është dalja juaj – i nderuar – në televizion, duke u argumentuar me këtë shumë njerëz se ju e bëni të lejuar fotografimin.
Përgjigje, Shejkh Feuzan: Unë kam shkruar rreth kësaj teme së fundmi. Unë them se nuk është fotografim, ky është transmetim, transmetim “live” (i drejtpërdrejtë). Po
Përktheu: Alban Malaj