Bismilah...

Shejkh Muhamed Saed Raslan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=134203

(Këtë hadith) e ka nxjerr Nu’ajm në “el-Hiljeh” nga Hudhejfe (radijAllahu ‘anhu) i cili ka thënë:

إِنَّ الْفِتْنَةَ تُعْرَضُ عَلَى الْقُلُوبِ، فَأَيُّ قَلْبٍ أُشْرِبَهَا نُكِتَتْ فِيهِ نُكْتَةٌ سَوْدَاءُ فَإِنْ أَنْكَرَهَا نُكِتَتْ فِيهِ نُكْتَةٌ بَيْضَاءُ، فَمَنْ أَحَبَّ مِنْكُمْ أَنْ يَعْلَمَ أَصَابَتْهُ الْفِتْنَةُ أَمْ لا، فَلْيَنْظُرْ

“Vërtet fitneja do t’u shfaqet zemrave, kështu që çdo zemër që e thith atë, do t’i shënohet në të një pikë e zezë, nëse e refuzon atë do t’i shënohet në zemër një pikë e bardhë, ai që dëshiron nga ju të dijë se a e ka kapluar fitneja apo jo, le të shikojë...”

Kjo është njësi matjeje e Hudhejfes, quaje kështu po deshe. Siç janë njësitë matëse tek njerëzit e shkencës për gjendjet e natyrës të cilat i ka krijuar Allahu, Zoti i botëve, dhe tek mjekët ka njësi matjeje. Dhe tek shkencëtarët e Kimisë ke njësi matjeje. Dhe tek njerëzit e përllogartijeve ka njësi matjeje. Quaje këtë njësi matjeje e Hudhejfes.

Ai tha:

فَمَنْ أَحَبَّ مِنْكُمْ أَنْ يَعْلَمَ أَصَابَتْهُ

“Ai që dëshiron të dijë se e ka kapluar fitneja.”

D.m.th A e ka kapluar atë?

أَصَابَتْهُ الْفِتْنَةُ أَمْ لا " فَلْيَنْظُرْ فَإِنْ كَانَ يَرَى حَرَامًا مَا كَانَ يَرَاهُ حَلالا ، أَوْ يَرَى حَلالا مَا كَانَ يَرَاهُ حَرَامًا ، فَقَدْ أَصَابَتْهُ الْفِتْنَةُ

“A e ka kapluar fitneja apo jo, le të shikojë! Në qoftë se ai e konsideron haram atë që e konsideronte hallall, apo në qoftë se e konsideron hallall atë që e konsideronte haram, atëherë vërtet fitneja e ka kapluar atë.”

I ndryshojnë bojat (ngjyrat), ajo që ishte dje haram, sot është bërë hallall, e ajo që ishte dje hallall, sot na është bërë haram. Ndryshim për hir të situatave dhe ndryshim për hir të vendeve duke mos u bazuar në Fenë e Allahut, Zotit të botëve.

“O Allahu im, O Ti që i rrotullon zemrat! Bëji zemrat tona të palëkundura në Fenë Tënde.”

Kjo ishte lutja e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue selem).

Pra, njësia matëse e Hudhejfe e tregon gjendjen tënde, në qoftë se fitneja të rrokur (mbërthyer) apo jo.

Në qoftë se sot e sheh si hallall atë që dje e konsideroje haram, atëherë fitneja të ka kapluar me siguri. E në qoftë se sot e sheh si haram atë që dje e konsideroje hallall, atëherë fitneja të ka kapluar me siguri.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari