Autor: Komisioni i Përhershëm për Fetva
Është pyetur Komisioni i Përhershëm për Fetva rreth pranisë së dhjamit të derrit në disa lloje sapunësh dhe pasta dhëmbësh, dhe më poshtë vijon përgjigjja:
Përgjigje: Të gjitha lavdet i takojnë Allahut të vetëm, lavdërimet dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin e Allahut, si dhe për Familjen dhe Shokët e tij.
E më pas:
Ne nuk kemi marrë vesh nga ndonjë rrugë të besueshme se në disa prej lëndëve pastruese, siç është sapuni “Camay”, sapuni “Palmolive” dhe pasta e dhëmbëve “Colgate”, gjendet dhjam derri. Këto janë thjesht zëra.
Së dyti: Origjina në këto gjëra është pastërtia dhe lejimi i përdorimit, derisa të vërtetohet nga rrugë të besueshme se ato janë të përziera me dhjam derri apo me papastërti të ngjashme dhe se është e ndaluar të përfitohet prej saj, në këtë rast ndalohet përdorimi i tyre. Ama nëse ato janë thjesht zëra dhe nuk është gjë e vërtetuar, atëherë nuk duhet të ndalohet përdorimi i tyre.
Së treti: Nëse dikush e ka vërtetuar se këto lëndë pastruese janë të përziera me dhjam derri, atëherë ai nuk duhet t’i përdorë ato dhe duhet ta lajë atë gjë që është ndotur prej tyre (lëndëve pastruese të përziera me dhjam derri). Ndërsa, namazet që ka falur në kohën kur i përdorte këto lëndë pastruese nuk duhet t’i pësërisë, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.
Komisioni i Përhershëm:
Kryetar: Shejkh Abdul-Azijz bin Baz
Zëvendës-Kryetar: Shejkh Abdur-Rrazzak el-Afijfij
Anëtar: Shejkh Abdullah bin Gudejan
Anëtar: Shejkh Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Umm ‘Akil