Autor: Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadij
Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3242
Pyetje: Çfarë gjykimi ka homoseksualizmi?
Përgjigje: Homoseksualizmi konsiderohet krim i madh. Zoti i Madhërisë në Librin e Tij fisnik thotë:
وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنْ أَحَدٍ مِّنَ الْعَالَمِينَ إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الرِّجَالَ شَهْوَةً مِّن دُونِ النِّسَاءِ ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ مُّسْرِفُونَ وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَن قَالُوا أَخْرِجُوهُم مِّن قَرْيَتِكُمْ ۖ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ فَأَنجَيْنَاهُ وَأَهْلَهُ إِلَّا امْرَأَتَهُ كَانَتْ مِنَ الْغَابِرِينَ وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًا ۖ فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُجْرِمِينَ
“Dhe (kujtoni) Lutin, kur i tha popullit të vet: “Përse bëni mëkatin më të madh (homoseksualizmin) që askush nuk e ka bërë në botë?”. Ju u qaseni meshkujve me epsh në vend të femrave. Me të vërtetë, ju jeni popull që i kaloni kufijtë (në mëkate të mëdha)!” Përgjigjja e popullit të tij ishte: “Dëbojini ata nga vendbanimi juaj! Ata janë njerëz që duan të mbahen të dëlirë (nuk duan homoseksualizëm).” Kështu, Ne e shpëtuam atë me gjithë familje, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata që mbeti me ta (në fenë e popullit të Lutit). Dhe mbi ta lëshuam rrebesh (gurësh), pra, shiko si ishte përfundimi i kriminelëve.” El-‘Araf, 80-84
Dhe Ai – i Pastri nga çdo e metë dhe i Lartësuari – thotë:
وَلُوطًا آتَيْنَاهُ حُكْمًا وَعِلْمًا وَنَجَّيْنَاهُ مِنَ الْقَرْيَةِ الَّتِي كَانَت تَّعْمَلُ الْخَبَائِثَ ۗ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمَ سَوْءٍ فَاسِقِينَ وَأَدْخَلْنَاهُ فِي رَحْمَتِنَا ۖ إِنَّهُ مِنَ الصَّالِحِينَ
“Dhe (përkujto) Lutin, të cilit i dhamë hukëm (gjykim të drejtë për çështjet) dhe dije dhe e shpëtuam nga qyteti ku bëheshin vepra të liga (homoseksualizëm). Ata ishin njerëz të këqij dhe të prishur. Dhe e futëm atë në mëshirën Tonë, vërtetë ai ishte prej të devotshmëve.” El-Enbija, 74-75
Dhe Ai – i Pastri nga çdo e metë dhe i Lartësuari – thotë në Librin e Tij fisnik duke rrëfyer për Lutin i cili përballej me popullin e tij:
أَتَأْتُونَ الذُّكْرَانَ مِنَ الْعَالَمِينَ وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُم مِّنْ أَزْوَاجِكُم بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ
“Ju po u afroheni meshkujve nga njerëzit dhe i braktisni ato (gratë) që Allahu i ka krijuar për ju, e që janë bashkëshortet tuaja. Ju jeni popull që kaloni çdo kufij.” Esh-Shu’ra, 165-166
Tek këto (ajete) – o ju vëllezër për hir të Allahut – tregohet ajo që u ka ndodhur atyre nga dënimi dhe se Allahu - i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari – e ktheu tokën e tyre përmbys dhe Allahu - i Pastri nga çdo e metë dhe i Lartësuari – u lëshoi rrebesh gurësh nga qielli për të treguar për këtë vepër të shëmtuar. Zoti i Madhështisë në Librin e Tij fisnik thotë për gratë:
فَإِذَا تَطَهَّرْنَ فَأْتُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ أَمَرَكُمُ اللَّهُ
“...e kur ato të pastrohen (nga menstruacionet), atëherë afrohuni (bëni marrëdhënie) me ato aty ku ju ka urdhëruar Allahu (në organin e femrës)...” el-Bekare, 222
Kështu që, nga kjo del se homoseksualizëm është kryerja e marrëdhënieve në anus, qoftë në anusin e gruas apo të burrit.
Disa nga Emevitët thanë: “sikur Allahu të mos e kishte përmendur në Kuran, nuk do të kishin besuar se burri bën marrëdhënie në anus me një burrë tjetër”.
Dijetarët kanë rënë në mospajtime rreth ndëshkimit të homoseksualit. Mendimi më i saktë është se ai vritet, çfarëdo vrasje qoftë ajo, vritet ai që është aktiv dhe pasiv, në qoftë se të dy e kanë bërë me epsh (e jo me dhunë, sh.p.) dhe ndëshkohet ai që nuk ka arritur pubertet. Pastaj, vet homoseksuali sprovohet me sëmundje që nuk kanë shërim, siç ka ndodhur në Amerikë me sëmundjen e Sides (HIV).
Pasiv mund të jetë kur ai është i vogël, i cili e bën këtë duke lozur, por pasi që të rritet ndoshta nuk ka më tek ai ambicie burrash dhe as epsh burrash, do dhe ka epsh që dikush të bëjë marrëdhënie në anusin e tij dhe nuk ngelet tek ai burrëri. I është ngushtuar shpirti dhe nuk mund të përzihet me njerëzit e as të flas me ta, nuk është as burrë e as grua. I është ngushtuar shpirti, nuk mund të përzihet me burrat e as të flas me ta, dhe ndoshta eksitohet në ndenjjet me njerëzit.
Çdo Musliman e ka për detyrë që ta qortojë këtë vepër, e lëre më ta bëjë atë, ngase – pasha Allahun – për atë person është më e lehtë që të vdes se sa t’i bëhet një gjë e tillë, saqë edhe vet atij i ngushtohet shpirti në shoqëri. Ai jeton në shoqëri, por nuk mund të martohet, edhe në qoftë se martohet nuk mund të bëjë fëmijë, ndoshta edhe nuk mund të kryej marrëdhënie intime me gruan e tij.
Ndoshta ai eksitohet duke qenë në ndenjje me njerëzit. Këtë gjë – Allahu ju bekoftë – nxënësit e dijes duhet ta qortojnë. Lavdi Allahut, tek kjo nuk bien nxënësit e ndershëm të dijes, ndoshta bien nxënësit e shkollave apo në vende tjera përveç shkollave.
Akoma më të pështirë se kjo që keni dëgjuar është se një grup të rinjsh nga Kuvajti deshën apo kërkonin që të bëheshin femra (përmes operacionit), donin ndryshim (të gjinisë) o vëllezër.
Kurse Allahu thotë:
وَلَيْسَ الذَّكَرُ كَالْأُنْثَى
“Dhe mashkulli nuk është si femra.” Ali-Imran, 36
Allahu – i Madhërishëm dhe i Lavdishëm – sqaron vlerën e burrit dhe të mashkullit.
Të gjitha këto vijnë si pasojë e mediave, televizorit dhe shikon aty degjenerime dhe aktrimet e shthurura të cilat janë nxitëse për shthurje.
Kështu që, i këshilloj bijtë – Allahu i bekoftë – që të merrem nxënien përmendësh të Librit të Allahut dhe të haditheve. E lusim Allahun e Madhërishëm që t’i pastrojë zemrat tona dhe të na mbrojë neve dhe juve nga fitnet dhe të këqijat.
Përktheu: Jeton Shasivari