Autor: Shejkh Abdul-Aziz bin Baz
Burimi: Mexhm’ul Fetaua ue Mekalaat Muteneu’ia, vëll. 7, fq. 147
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/175
Pyetje: Insektet që gjenden në shtëpi, siç janë milingonat, kacabunjtë dhe të ngjashmet si këto, a lejohet vrasja e tyre me ujë apo zjarr, në qoftë se nuk lejohet, çfarë të bëj?
Përgjigje: Nëse këto insekte bëjnë dëme, i vret ato, porse jo me zjarr, i vret me insektvrasës, për shkak të fjalës së Pejgamberit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të:
خَمْسٌ مِنَ الدَّوَابِّ كُلُّهُنَّ فَوَاسِقَ يُقْتَلْنَ فِي الْحِلِّ وَالْحَرَمِ الْغُرَابُ وَالْحِدَأَةُ وَالْفَأْرَةُ وَالْعَقْرَبُ وَالْكَلْبُ وَالْعَقُورُ
“Pesë kafshë janë të dëmshme, ato vriten jashtë apo brenda territorit të vendit të shenjtë (haremit të Mekkes), ato janë: korbi, qifti, miu, akrepi dhe qeni i tërbuar.”
Ka ardhur në një hadith tjetër të saktë ku përmendet edhe gjarpri.
Ky hadith është i saktë nga Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – që tregon për ligjshmërinë e vrasjes së këtyre gjërave që u përmendën dhe ato që hyjnë në radhët e këtyre siç janë ata që bëjnë dëme, si milingonat, bletët, kacabunjtë, mushkonjat, mizat, egërsirat, në mënyrë që të mbrohemi nga dëmi i tyre. Por, nëse milingona nuk bën dëm, atëherë ajo nuk vritet sepse Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka ndalur që të vritet milingona, bleta, pupëza, es-suredu (një lloj zogu), nëse ato nuk të bëjnë ndonjë dëm. Por nëse ato shkaktojnë dëme, atëherë konsiderohen sikur ato pesë lartë që u përmendën në hadith.
Allahu është Dhënësi i suksesit.
Përktheu: Jeton Shasivari