Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin

Burimi: Mexhmu’u Rasa’il ue Fetaua esh-Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin

Shkruar më: 5/11/1420 Hixhri.

 

 

Pyetje: Kohët e fundit është përhapur festimi i Ditës së Valentinit (E’id el-Hubb), veçanërisht mes studenteve femra. Kjo është një festë nga festat e Krishterëve dhe veshja duhet të jetë e gjitha me rroba dhe këpucë në ngjyrë të kuqe dhe ata i japin njëri-tjetrit lule të kuqe. Shpresojmë nga hirësia juaj që të na jepni një shpjegim lidhur me gjykimin e kremtimit të kësaj feste. Cila është këshilla juaj për Muslimanët rreth këtyre çështjeve, Allahu ju ruajt e ju mbrojt?

 

Përgjigje: “Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshiruesit.

Ue ‘alejkum selam ue rahmetullahi ue barakatuhu.

Kremtimi i Festës së Dashurisë (Ditës së Valentinit) nuk është i lejuar për disa arsye:

 

E para: Se ajo është një festë e shpikur e cila nuk ka asnjë bazë në Sheriat.

 

E dyta: Se ajo thërret drejt epsheve dhe pasioneve.

 

E treta: Se ajo thërret për preokupimin e zemrës me kështu gjërash të cilat janë të parëndësishme dhe bien në kundërshtim me udhëzimin e të Parëve tanë të Mirë (es-Selefus-Salih), Allahu qoftë i kënaqur me ata.

 

Kështu që, nuk lejohet të prezantohet në këtë ditë (Dita e Valentinit) asgjë nga ato që janë prej kremtimeve të festave, qoftë ai ushqim, pije, rroba, shkëmbim dhuratash apo çdo gjë tjetër. Është detyrë për Muslimanin që të dallohet dhe të krenohet me Fenë e tij dhe të mos jetë i pamoral e të ndjekë çdo njeri që thërret.

 

Unë i lutem Allahut të Lartësuar që t’i ruajë Muslimanët nga të gjitha këto fitne, qofshin ato të dukshme apo të padukshme. Dhe Ai na ruajt me Kujdesin dhe Ndihmën e Tij.”

 

 

Përktheu: Alban Malaj