Bismilah...

Burimi: MasjidUthaymeen.org
Postuar në: www.sahab.net/sahab/showthread.php?threadid=323983


Shejkh Salih el-Feuzan është pyetur në kasetën me numër 59, të shpjegimit të librit Kitabut-Teuhid:

Pyetja: Çfarë gjykimi ka filmimi i ligjëratave dhe konferencave në videokamera për të bërë daue në tokat Islame?

Përgjigje:

Daueti ka ekzistuar që nga koha e Profetëve (paqja qoftë mbi ta) dhe bërja e pikturave nuk është përdorur për daue. Kështu që s’ka nevojë për të bërë piktura. Daueti mbahet edhe pa bërë fotografi dhe diçka që është e ndaluar nuk mund të përdoret me qëllimin e dauetit. Na’am (Po).

Pyetje: Shejkh i nderuar, a hyjnë në këtë gjykim edhe pikturat që shfaqen në television?

Përgjigje:

Çfarë i nxjerr ato jashtë këtij gjykimi? Ato janë piktura. Ato quhen piktura. Çfarë i nxjerr jashtë kësaj? A i veçojmë ne ato (nga ky gjykim) kur ato janë në television? Ne nuk i veçojmë ato. Jo. Ato janë më të rënda se pikturat sepse janë në lëvizje, piktura që lëvizin. Ato janë piktura. Gjithashtu ato qëndrojnë në këta filma. Ato qëndrojnë për dhjetëra apo qindra vjet. Ato nuk janë si piktura që është në pasqyrë, një imazh që shfaqet dhe largohet. Jo. Kjo është një pikturë që rri një kohë të gjatë. Ajo mbetet dhe përdoret sa herë që dëshirohet të përdoret qoftë edhe pas disa viteve apo dekadave. Na’am (Po).

Përktheu Alban Malaj