Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin
Burimi:
http://www.sahab. net/forums/ showthread. php?t=368472

Pyetje: Është një hadith në të cilin thuhet se nëse një person reciton suren Bekare në shtëpi, shejtani nuk mund të hyjë në shtëpi. A zbatohet ky gjykim edhe për atë që e dëgjon suren të recitohet në një audiokasetë?

 

Përgjigje: Jo, recitimi në audiokaseta nuk të bën dobi (për sa i përket mbrojtjes). Kjo për shkak se nuk mund të thuhet që personi ka lexuar Kur'anin, por thuhet se ai dëgjoi një inçizim të Kur'anit.

Poashtu, sikur ta inçizonim ezanin dhe në kohën e namazit ne të vendosnim ezanin e inçizuar kjo nuk do të pranohej. Poashtu, nëse do të bënim të njëjtën gjë me hytben e Xhumasë dhe në kohën e namazit të xhumasë të vendosnim në mikrofonë hytben (e inçizuar) dhe kaseta thotë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu, pastaj muezini thërret ezanin për namaz dhe Imami mban hytben (të gjitha këto të inçizuara në kasetë). A janë të sakta dhe të pranuara këto? Jo, nuk janë! Përse? Sepse e gjithë kjo konsiderohet inçizim i mëparshëm dhe është e ngjashme me dikë që shkruan në një copë letër (sure apo ajete Kur'ani) ose që e vendos Kur'anin në shtëpinë e tij (për t’u mbrojtur nga Shejtani). Kjo nuk e zëvendëson recitimin e sures.

 

Përktheu: Alban Malaj