Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani
Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nuur, n.211
Është pyetur shejkh Albani, Allahu e mëshiroftë:
“Shejku ynë, në disa universitete jashtë vendit ka një lloj përzierje, a i lejohet dikujt që të studiojë në to apo të punojë në këto universitete?
Ai, Allahu e mëshiroftë, u përgjigj:
“Nuk mendoj ashtu, nuk lejohet as të studiojë e as të japë mësim në to.”
Dikush tha: “A nuk ka nevojë për më tepër detaje, se nëse është dikush që me anë të tij Allahu jep dobi...”
Ndërhyn shejkhu: “Nuk ka nevojë kjo çështje për detaje, Allahu të bekoftë, sepse ai musliman ka përgjegjësi për veten e tij përpara se të ketë për të tjerët. Nëse ndonjëri prej nesh mund të na garantojë se ky mësues me anë të të cilit Allahu jep dobi, nuk do të dëmtojë veten e tij në atë shoqëri të përzier e nuk do të ndikohet prej saj ashtu siç thoni. Por çështja qëndron ashtu siç ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në Sahih:
ومن حام حول الحمى يوشك أن يقع فيه
“Dhe kush vjen rrotull diçkaje të ndaluar ka gjasa të bjerë në të.”
Për këtë arsye, e këshilloj atë që e ka frikë Allahun që të mos bëhet pjesë e të mos futet në këto vende, shpëto veten tënde, Allahu thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا عَلَيْكُمْ أَنْفُسَكُمْ
“O ju që besoni, ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj!” [El- Ma`ide, 105]
Dhe në të vërtetë, e di se ky është mendimi i shumë prej thirrësave të Islamit dhe e konsideroj si çështjen më të nxehtë të kësaj kohe dhe fitnen e kësaj kohe edhe nëse bëhet për davet, siç u përmend në fillim të pyetjes.”
Përktheu: Umm ‘Akil