Bismilah...

Nga Shejkh Salih el-Feuzan

 


 

Pyetje: Cili është mendimi juaj Shejkh i nderuar rreth atij që pyet një dijetar për një çështje, pastaj shkon tek një dijetar tjetër dhe e pyet atë për të njëjtën çështje.

 

Përgjigje: “Ky është njeri që bën lojra, i cili kënaqet me fjalë. E ndoshta ai ka qëllim të keq, domethënë ai shikon si t’i vëjë në koflikt dijetarët me njëri-tjetrin. Pastaj ai shkon dhe thotë filani tha kështu e filani tha ashtu. Dhe kjo nuk lejohet kurrësesi. Kështu, së pari: nëse do të pyesësh, atëherë pyet dikë që i zë besë dijes dhe fesë së tij, tek i cili mbështetesh për të marrë fetva. Pyete atë dhe merre fjalën e tij dhe mos shko tek i dyti apo tek i treti. Merre fjalën e atij që të dha fetva, i cili është nga njerëzit e dijes dhe fetvasë.

 

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِنْ كُنْتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

 

Andaj pyesni njerëzit e dhikrit nëse nuk dini.” [en-Nahl, 43]

Njerëzit e dhikrit janë ata të cilët janë të kualifikuar në dije e në fetva. Po.”

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj