Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani
Burimi: Sahab.net
“Ky është një Shejtan i Mallkuar në shtëpinë e Muslimanëve. Domethënë, ne nuk e dimë se në kohën e të Dërguarit (‘alejhis-salatu ues-selam) nuk ka patur televizor?!! Në rregull, ti përderisa thua këtë fjalë, unë të pyes: a ka patur opium në kohën e të Dërguarit? Atëherë edhe opiumi na qenka hallall?!!! Qysh është e ditur? Nga e more vesh ti se opiumi nuk është hallall? Edhe opiumi gjithashtu përdoret ndonjëherë për kurimin e të sëmurit. Mirëpo ti po më thua se televizori nuk ka qenë në kohën e të Dërguarit, kurse unë po të them ty: po, s’ka patur televizor në kohën e të Dërguarit, por edhe opium po ashtu s’ka patur në kohën e të Dërguarit, edhe këto kinematë në të cilat ka përzierje midis burrave dhe grave s’kanë qenë në kohën e të Dërguarit. Por a do të thotë kjo se çdo gjë e keqe që s’ka qenë në kohën e të Dërguarit por gjendet sot do ta bësh hallall? Islami është fe e gjerë, gjithëpërfshirëse, prandaj mësoje këtë. Ka thënë i Dërguari (‘alejhis-selam):
ما تركت شيئاً يُقربكم إلى الله إلا وأمرتكم به ، وما تركت شيئاً يُبعدكم عن الله ويُقربكم إلى النار إلا ونهيتكم عنه
“Nuk kam lën gjë e cila ju afron tek Allahu pa ju urdhëruar që ta bëni atë dhe nuk kam lën gjë që largon Allahu dhe ju afron tek Zjarri pa ju ndaluar prej saj.”
Nga një hadith i vetëm dijetari përfiton me dhjetëra çështje, madje me qindra çështje. Ky hadith për shembull, fjala e tij (‘alejhis-selam):
لاضرر ولا ضرار
“Mos dëmtoni të tjerët dhe mos dëmtoni vetet tuaja.”
Pra, çdo gjë që të dëmton qoftë në shëndet, apo qoftë në moral, apo qoftë në sjellje apo në çdo gjë tjetër, edhe nëqoftë se ajo gjë nuk ka qenë në kohën e të Dërguarit (‘alejhis-selam), ajo nuk lejohet për shkak se përdorimi i saj është i dëmshëm. Kurse dëmet e televizorit janë më të shumta sesa dobitë e tij. Dhe fjala jote e mëparëshme se televizori ka dobi, ti duhet që – dhe ti je Muslimane in shaaAllah – të mos dalë më herë tjetër nga goja një fjalë e tillë si kjo, ngase Allahu ka folur për alkoolin e ndaluar në Kur'an dhe ka thënë Allahu ‘Azze ue Xhel:
يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ قُلْ فِيهِمَا إِثْمٌ كَبِيرٌ وَمَنَافِعُ لِلنَّاسِ وَإِثْمُهُمَآ أَكْبَرُ مِن نَّفْعِهِمَا
“Të pyesin ty për pijet dehëse dhe kumarin. Thuaju: Ato sjellin dëme të mëdha (gjynahe), por edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, dëmi i tyre është më i madh se dobia.” [el-Bekareh, 219]
Prandaj nuk i lejohet njeriut që të shohë diçka vetëm nga këndvështrimi se ai ka dobi nga ajo, pa parë a ka në të dëm apo jo. Dhe nëse në të ka edhe dobi edhe dëm, atëherë duhet patjetër të peshojmë dëmin dhe dobinë, e nëse dëmi i saj është më i madh sesa dobija e saj ajo është harram. Dhe nëse dobia e saj është më e madhe sesa dëmi i saj është hallall. Prandaj kur ti më thua se televizori ka dobi, këtë askush nuk e mohon që tek ai ka dobi. Ne e dimë këtë, porse ne dimë që dëmi i televizorit është më i madh sesa dobia e tij. Tani unë të pyes ti: a imagjinon dot një shtëpi ku ka televizor, anëtarët e shtëpisë a flejnë mbas namazit të jacisë apo rrinë zgjuar gjer në mesin e natës? A e shikon? I Dërguari (‘alejhis-selam) e ka ndaluar gjumin para namazit të jacisë dhe ka ndaluar ndenjtjen zgjuar mbas namazit të jacisë. E shikon rezultatin se si kundërshton ai që përdor televizorin dhe sjell në shtëpinë e tij televizor, ai kundërshton hadithet e të Dërguarit (‘alejhis-selam). Kurse ti më thua se s’ka patur televizor në kohën e të Dërguarit! Edhe nëqoftëse nuk ka patur, mirëpo ka tekste sheriatike nga të cilat dijetari nxjerr përfundimin se kjo gjë që nuk ka qenë dhe është shfaqur tani, duhet parë a është dëmi i saj më i madh sesa dobia e saj? Dhe nëse dëmi i saj është më i madh sesa dobia e saj ajo është harram. Prandaj sot, shtëpia në të cilën ka televizor, fëmijët e saj, qofshin meshkujt e femra, rriten duke mos i kushtuar rëndësi leximit të Kur'anit dhe duke mos i kushtuar rëndësi leximit të haditheve të të Dërguarit (‘alejhis-selam), ngase ata jepen mbas rehatit dhe e humbasin të gjithë kohën mbas televizorit, sepse me të vërtetë ai është fitne dhe të tërheq. Prandaj kije frikë Allahun për veten tënde dhe për ata ke përgjegjësi. Ues-selamu ‘alejkum.”
Përktheu: Alban Malaj