Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Uthman es-Salimij

Pyetje: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu. Shejkhu jone bujar, është përhapur një fenomen i ri mes Selefive, saqë shumë prej nesh ulen nëpër kafene, brenda apo jashtë tyre, ndërsa në to ka njerëz të thjeshtë që konsumojnë duhan apo ka televizorë që transmetojnë helme (d.m.th. degjenerim). Shpresojmë nga ju i nderuar që të na jepni përgjigje për gjykimin që ka ulja në to. Allahu ua shpërbleftë me të mira.

Përgjigje nga Shejkh ‘Uthman es-Salimij: Edhe juve u shpërbleftë Allahu me të mira. Këto kafene, nëse në to ka alkool, atëherë s’ka dyshim në ndalimin e qëndrimit në këto vende në të cilat sherbehet alkooli. Kjo është harram. E nëse në to ka shijshah (lloj duhani që pihet me llullë të madhe) apo konsumohet duhan, atëherë s’duhet të ulen me ata njerëz, përveç nëse ulen që t’i këshillojnë. Ama nëse në to ka televizor dhe në këta televizorë shfaqen gra, atëherë nuk lejohet poashtu qëndrimi në to, ngase Muslimani e ka obligim që të ulë shikimin. Ka thënë Allahu ‘Azze ue Xhel-le:


قُلْ لِلْمُؤْمِنِينَ يَغُضُّوا مِنْ أَبْصَارِهِمْ وَيَحْفَظُوا فُرُوجَهُمْ


“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë organet e tyre.” [en-Nur, 30]

Andaj unë i këshilloj ata vëllezër si dhe të tjerët që e dëgjojnë fjalën tonë, ata të cilët rrinë nëpër këtë kafene, që të qëndrojnë larg tyre, përveç atëherë kur e kanë të nevojshme, siç e dëgjuat: për davet, ose për ndonjë nevojë të domosdoshme (haxhetun darurijjeh), si për shembull, kur ka nevojë të shkojë për çaj apo diçka të ngjashme, ose kur s’ka ndonjë vend ku të hajë përveç këtij vendi. Mund të jetë udhëtar ose mund të jetë në ndonjë qytet të caktuar ku nuk e ka banesën afër... pra për nevojë të domosdoshme. Nëse hëngri apo piu atë që do apo diçka të ngjashme, ai duhet të largohet dhe të t’i lërë ato vend-ulje.


وَالَّذِينَ لَا يَشْهَدُونَ الزُّورَ وَإِذَا مَرُّوا بِاللَّغْوِ مَرُّوا كِرَامًا


“Dhe ata të cilët nuk dëshmojnë të rrjeshmen...” dhe thotë Allahu ‘Azze ue Xhel-le: “...dhe kur kalojnë pranë kotësive kalojnë me dinjitet.” [el-Furkan, 72]

Kështu që, këto vend-ulje të shpifura duhen braktisur, Allahu na qoftë në ndihmë. Kurse njerëzit e thjeshtë duhet të këshillohen nëse është e mundur. Por ama ka gjasa që të mos ua ndjejë hiç për këshillat. Allahu na qoftë në ndihmë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu Alban Malaj