Shejkh Muhamed ibn Hadij
Pyetja: Këto janë disa pyetje, pyetja e parë thotë: Disa nëna janë sprovuar me mallkimin e bijve të tyre. Kjo fjalë është bërë zakon në gjuhën e tyre duke sharë dhe fyer. Cili është gjykimi për këtë?
Përgjigja: Sharja dhe mallkimi nuk lejohen edhe në qoftë se vjen nga babai apo nëna.
Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka paralajmëruar për këtë. Dhe për këtë vjen hadithi:
ليس المؤمن بالطعان و لا اللعان و لا الفاحش و لا البذيء
"Besimtari nuk shan e as mallkon, dhe nuk është i pamoralshëm e as i pafytyrë."
Ai që mallkon nuk do të jetë i sinqertë tek Allahu Ditën e Kijametit. Pra, është obligim që kjo gjë të shmanget dhe të kihet kujdes nga kjo. Në qoftë se mallkimi është me pa të drejtë, atëherë ai i kthehet personit që e ka thënë, siç ua përmendëm pak më parë në hadith. Pra, është obligim për gruan, babanë dhe muslimanët në përgjithësi të ruhen nga mallkimi.
Përktheu: Jeton Shasivari