Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=134967

 

Pyetësi: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, pyetësi thotë: A më lejohet mua si prind që të shikoj në telefonin celular apo në kompjuterin e bijve të mi duke patur frikë se ka ndonjë gjë aty?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan:  Po, kjo është obligim për ty, ta kontrollosh atë dhe të vështrosh ç’farë ka në të, dhe siç ju thash juve se nuk duhet t’u blihen atyre telefona që përdoren më shumë se për te folur (d.m.th telefona celular modern), aty vijnë oferta, fatkeqësi dhe gjëra haram, mos ua blini këtë telefon atyre.

Pyetësi: Pyetësi thotë Allahu ju ruajt: Disa njerëz thonë se kjo vepër e babait konsiderohet spiunim që i ndalohet atij, a ka kuptim fjala e tij?

 

Shejkh Feuzan: Kjo fjalë është e pavërtetë (batil), prindi është i urdhëruar që t’i edukojë fëmijët e tij dhe t’ju jap dinjitet dhe të kujdeset për ta. Ky është obligim për të dhe kjo nuk është spiunim, kjo është përmbushje e obligimit të cilin Allahu ia ka obliguar. Por tani ekziston një problem e ai është se ata thonë: “Mos ju thoni gjë fëmijëve tuaj, grave tuaja, bijave tuaja, kjo është dhunë familjare! Lëreni ata të veprojnë ç’të duan, kjo është liri e tyre! Mos ndërhyj tek ata, kjo është dhunë familjare.” S’ka ndryshim e as s’ka fuqi përveçse nga Allahu. Ata duan që asnjëri të mos e kryej detyrën e vet dhe çdokush të bëj ç’ti dojë qejfi.

 

Përktheu: Jeton Shasivari