Autor: Muhammed ibn Salih el-Uthejmin

Burimi: Tefsiru Surati en-Nisa, fq. 442

 

Është obligim ruajtja e bisedave sekrete që ke bërë me shokun tënd, për shkak se Allahu thotë:

﴿إِنَّ اللَّـهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تُؤَدُّوا الْأَمَانَاتِ إِلَىٰ أَهْلِهَا

"Me të vërtetë Allahu ju ka urdhëruar juve që t'ua çoni në vend amanetet e të zotëve të tyre!" [En-nisa, 58]

Ky ajet është i përgjithshëm që përfshin amanetet e pasurisë, amanetet e fjalëve dhe rasteve të ndryshme. Prandaj është transmetuar kërcënim i rëndë për atë grua që bën marrëdhënie me burrin e saj dhe atë burrë që bën marrëdhënie me gruan e tij dhe pastaj shkon dhe tregon atë çfarë ka ndodhur mes tyre! Ky do të jetë njeriu me pozitën më të keqe Ditën e Gjykimit!

 

Përktheu: Servet Mata