Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz
Burimi: Mexhmuë Fetaua ue Mekalat Muteneui’ah, vëll.24/fq.48-49
Pyetje: Thotë Allahu i Lartësuar:
وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُم بِاللَّـهِ إِلَّا وَهُم مُّشْرِكُونَ ﴿١٠٦﴾
“Dhe nuk besojnë shumica e tyre në Allahun vetëm se duke bërë shirk.” [Jusuf, 106]
Cili është kuptimi i këtij ajeti? Dhe çfarë është për qëllim me shirkun (e përmendur) në këtë ajet fisnik?
Përgjigje: E kanë qartësuar dijetarët kuptimin e tij, siç është Ibën ‘Abbasi dhe të tjerë veç tij, se kuptimi i tij është: që mushrikët kur pyeten kush i krijoi qiejt dhe tokën dhe kush i krijoi ata, thonë: “Allahu!” Por megjithatë, ata adhuronin të vdekurit dhe idhujt, siç ishte Lati, ‘Uzza etj., kërkonin ndihmë nga ata, zotoheshin në ta dhe bënin kurbane për ta.
Pra, ky ishte imani (besimi) i tyre: Teuhidi Rububijeh, i cili asgjësohet dhe prishet nga shirku që ata i bëjnë Allahut të Lartësuar, dhe (ky besim) nuk u bën dobi atyre. Ebu Xhehli dhe të ngjashmit me të besojnë që Allahu është Krijuesi i tyre, Furnizuesi i tyre dhe Krijuesi i qiejve dhe tokës, mirëpo atyre nuk u bën dobi ky besim, sepse ata bënë shirk duke adhuruar të vdekurit dhe idhujt. Ky është kuptimi i ajetit sipas njerëzve të dijes.
Përktheu: Alban Malaj