Bismilah...

Autor: Ebu Xhafer Muhammed bin Xherir et-Taberij (224-310 h.)

Burimi: Xhamiul-Bejan ‘an Teuiili Aajil-Kuran, vëll. 13/fq. 371-372

 

Komentimi për fjalën e Tij:

﴿وَكَأَيِّنْ مِنْ آيَةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ يَمُرُّونَ عَلَيْهَا وَهُمْ عَنْهَا مُعْرِضُونَ

“Sa e sa shenja ka në qiej e në tokë që ata i kalojnë, porse ata ua kthejnë shpinën atyre.” Jusuf, 105  

Allahu i Madhëruar dhe i Plotfuqishëm po thotë: Sa e sa shenja, mësime dhe argumente të Allahut ka në qiej e në tokë, si dielli, hëna, yjet, e të ngjashme si këto nga shenjat që gjenden në qiej; po ashtu shenjat në tokë, si malet, detet, bimët dhe pemët, etj.  يَمُرُّونَ عَلَيْهَا ...që ata i kalojnë...” Allahu po thotë: ata i shohin këto shenja dhe argumente vazhdimisht, por ata i kalojnë duke ua kthyer shpinën atyre dhe nuk marrin mësim nga ato, nuk meditojnë për to dhe për faktin se këto shenja dhe argumente tregojnë se Zoti i tyre është Një i Vetëm dhe se adhurimi duhet të bëhet vetëm për të Vetmin dhe të Plotfuqishmin, i Cili i ka krijuar ato dhe ka krijuar çdo gjë dhe kështu Ai i sistemon ato.

 

Përktheu: Jeton Shasivari