Bismilah...

 

Pyetësi: (Njëri thotë): "Atë vepër që nuk e ka bërë Pejgmaberi ajo quhet bidat." Cili është kriteri në lidhje me lënien e një vepre?

Shejkh Sulejmani: A ka lënë Pejgamberi  ndonjë gjë të fesë?  Pyete atë! A ka lënë Pejgamberi ndonjë gjë të fesë që nuk e ka bërë dhe nuk e ka sqaruar?

Nëse ai thotë: “Po!” Atëherë ai ka bërë kufër.

E nëse thotë: “Jo!” Atëherë kjo është argument kundër tij.

___________________

Shënim i përkthyesit:

Thotë Allahu në Kur'an:

ٱلۡیَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِینَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَیۡكُمۡ نِعۡمَتِی وَرَضِیتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَـٰمَ دِینࣰاۚ

“Sot ua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time për ju dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” [Surja El-Ma`ideh, 3]

Transmetohet nga Abdullah Ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi ka thënë: "Nuk ka gjë që ju afron për në Xhennet, vetëm se ju kam urdhëruar me atë dhe nuk ka gjë që ju afron për në Xhehenem, vetëm se ja kam ndaluar nga ajo."

عن عبدالله بن مسعود رضي الله عنه قال النّبي صلّى الله عليه و سلّم : إنَّهُ ليس شيءٌ يُقَرِّبُكُمْ إلى الجنّةِ إلَّا قد أَمَرْتُكُمْ بهِ و ليس شيءٌ يُقَرِّبُكُمْ إلى النّارِ إِلَّا قد نَهَيْتُكُمْ عنهُ

Silsiletu el-Ehadith es-Sahiha, nr. 2866 (hasen).

 

Përktheu: Jeton Shasivari