Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje:

Allahu ju dhëntë të mira, ky pyetës thotë: “Pjesë e Akides së Ehli Sunnetit dhe Xhematit është edhe miqësimi dhe armiqësimi (el-uelaa uel-beraa). Si ta zbatojmë këtë parim në këtë kohë? Si duhet të jetë ndihma dhe miqësimi me besimtarët dhe armiqësimi kundër pabesimtarëve? Çfarë gjykimi ka për atë që e zbaton mbrapsht këtë parim, që do të thotë: i miqëson pabesimtarët dhe i armiqëson besimtarët”?

Përgjigje:

Fillimisht, e keni detyrë të mësoni se çfarë është miqësimi dhe armiqësimi, sepse ka njerëz që e shpjegojnë miqësimin dhe armiqësimin duke u bazuar në injorancën e tyre; çdo gjë sipas tyre është miqësim dhe çdo gjë sipas tyre është armiqësim.

Miqësimi (el-uelaa) është të kesh dashuri në zemër për pabesimtarët dhe t’i ndihmosh ata kundër Muslimanëve. Ky është miqësimi i ndaluar: të kesh dashuri për ta në zemër dhe t’i ndihmosh ata kundër Muslimanëve. Kjo është miqësim me pabesimtarët. Por të blesh prej tyre, t’u shesësh atyre, t’i bësh mirë atij që nuk u ka bërë dëm Muslimanëve duke i dhënë atij një shumë parash, kjo nuk quhet miqësim. Kjo bën pjesë te shkëmbimi i interesave dhe nuk bën pjesë te miqësimi dhe armiqësimi.

 

Përktheu: Jeton Shasivari