Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 h.)

Burimi: Mexhmu’u Fataua ue Rasail, 3/24

 

(388) Është pyetur Shejkh Uthejmini: Çfarë gjykimi ka qëndrimi në vendet e pabesimtarëve?

Shejkhu i nderuar u përgjigj duke thënë: qëndrimi në vendet e pabesimtarëve është një rrezik i madh për fenë e Muslimanit, gjithashtu edhe për moralin, etikën dhe edukatën e Muslimanit. Ne dhe të tjerë, vetë i kemi parë ata që kanë banuar në vendet e pabesimtarëve se sa shumë kanë devijuar. Kur ata Muslimanë u kthyen, nuk ishin si kishin qenë më përpara. Ata u kthyen duke qenë të degjeneruar. Kishte prej tyre që u kthyen dhe e kishin lenë fenë Islame. E mohonte Islamin dhe të gjitha fetë e tjera. Allahu na ruajttë! Saqë disa kishin filluar të mohonin çdo gjë të fesë dhe talleshin me fenë, njerëzit e fesë, qofshin ata Muslimanë të hershëm apo të mëvonshëm.  

Për këtë arsye, është e udhës, madje është detyrë individuale për çdo njeri, që të ruhet nga këto gjëra dhe të vendos kushte që e parandalojnë atë nga rënia në këto rrugë shkatërrimtare.

Qëndrimi në vendet e kufrit ka dy kushte themelore që janë të domosdoshme:

💠 Kushti i parë: të ketë siguri për fenë e tij ai që qëndron atje, duke u nisur nga fakti që të ketë dije fetare dhe iman; të ketë vendosmëri të fortë gjë që e bën atë të sigurt për të qëndruar në fenë e tij dhe të ruhet nga devijimi dhe lajthitja; të ndjejë përbrenda armiqësi kundër kufarëve dhe të ketë urrejtje për ta; të largohet nga miqësimi me ta dhe dashuria për ta, sepse miqësimi dhe dashuria për ta e mohon imanin.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءَهُمْ أَوْ أَبْنَاءَهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ

“Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të kenë dashuri ndaj atyre të cilët i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre.” [el-Muxhadileh, 22]

Allahu i Lartësuar thotë:

{يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاءَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ وَمَنْ يَتَوَلَّهُمْ مِنْكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ فَتَرَى الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ يُسَارِعُونَ فِيهِمْ يَقُولُونَ نَخْشَى أَنْ تُصِيبَنَا دَائِرَةٌ فَعَسَى اللَّهُ أَنْ يَأْتِيَ بِالْفَتْحِ أَوْ أَمْرٍ مِنْ عِنْدِهِ فَيُصْبِحُوا عَلَى مَا أَسَرُّوا فِي أَنْفُسِهِمْ نَادِمِينَ}

“O ju që besoni, mos i bëni miq Jehudët dhe të Krishterët, sepse ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën miq ata, atëherë ai është me ta. Vërtet Allahu nuk e udhëzon popullin zullumqarë. Ata që kanë sëmundje në zemra (munafikët), ti i sheh se si nguten për të krijuar lidhje me ta (Jehudët dhe të Krishterët), duke thënë: “Kemi frikë se mos na godet ndonjë fatkeqësi!” Allahu me siguri do t’u sjellë fitore atyre (besimtarëve Muslimanë) apo diçka tjetër nga ana e Tij, kështu ata do të pendohen për atë që kanë fshehur përbrenda.” El-Maideh, 51-52

Po ashtu është vërtetuar në hadith të saktë nga Pejgamberi se ka thënë:

«أن من أحب قوما فهو منهم، وأن المرء مع من أحب»

“Ai që e do një popull, ai është me ata dhe se njeriu është me atë që e do.” (Bukhariu, 6168)

T’i duash armiqtë e Allahut është rreziku më i madh për Muslimanin, sepse të kesh dashuri për ta, kjo kërkon që të pajtohesh dhe t’i pasosh ata, apo e pakta që mund të ndodh është se t’i nuk do t’i refuzosh dhe qortosh ata. Për këtë arsye, Pejgamberi ka thënë:

«من أحب قوما فهو منهم»

“Ai që e do një popull, është me ata.”

💠 Kushti i dytë: Që të ketë mundësi ta shfaqë fenë e tij duke i shfaqur ritualet e Islamit dhe të mos e ndalojë dikush atë. Pra, të mos e pengojë dikush nga falja e namazit, namazi i xhumasë dhe namazeve me xhemat, nëse ka njerëz që falen bashkë me xhemat dhe të ketë ndonjë që t’ua falë njerëzve namazin e xhumasë. Po ashtu, të mos e pengojë dikush të japë zekatin, të agjërojë Ramazanin, të kryejë Haxhin si dhe rituale të tjera të Islamit. Nëse Muslimani nuk mund t’i kryejë këto, nuk i lejohet atij që të qëndrojë në atë vend dhe në këtë rast ai e ka detyrë që të shpërngulet prej atij vendi.

Ibën Kudameh el-Makdisij, Allahu e mëshiroftë, kur flet për kategoritë e njerëzve në lidhje me hixhretin (shpërngulje nga vendi i kufrit në vendin e imanit), thotë:

Kategoria e parë: ata që e kanë obligim hixhretin të cilët kanë mundësi për të bërë hixhret dhe nuk mund ta shfaqin haptazi fenë islame. Pra, nuk mund t’i kryejnë obligimet e fesë përderisa janë me vendbanim në mesim e kufarëve. Në këtë rast, këta e kanë detyrë që patjetër të bëjnë hixhret. Për arsye se Allahu i Lartësuar ka thënë:

{إِنَّ الَّذِينَ تَوَفَّاهُمُ الْمَلَائِكَةُ ظَالِمِي أَنْفُسِهِمْ قَالُوا فِيمَ كُنْتُمْ قَالُوا كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِي الْأَرْضِ قَالُوا أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ اللَّهِ وَاسِعَةً فَتُهَاجِرُوا فِيهَا فَأُولَئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ وَسَاءَتْ مَصِيرًا}

“Kur melaiket ua marrin shpirtrat atyre që ishin zullumqarë ndaj vetvetes, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ne ishim të shtypur në tokë.” Kurse melaiket u thonë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut, që të emigronit në të?” Vendqëndrimi i këtyre është Xhehenemi dhe sa përfundim i keq që është ai!” en-Nisa, 97

Ky është kërcënim i ashpër që tregon se hixhreti është obligim dhe se kryerja e një obligimi fetar është detyrë për atë që ka mundësi ta kryejë atë. E hixhreti është obligim i domosdoshëm dhe plotësim i këtij obligimi.” El-Mugnij, 8/457

Pas përmbushjes së këtyre dy kushteve themelore, qëndrimi në vendet e kufrit ndahet në disa kategori.

🔘 Kategoria e parë:

Të qëndrojë në atë vend (si thirrës) për t’i thirrur njerëzit në Islam dhe t’i nxisë ata për t’ua bërë të dashur atyre fenë islame. Ky është një lloj xhihadi. Ky është obligim vetëm për ndonjërin që mund ta bëjë këtë, me kusht që thirrja në Islam të realizohet dhe të mos e pengojë kush këtë thirrje apo mos të pengohen ata që thirren në këtë fe, sepse thirrja në Islam është nga obligimet e fesë dhe është rruga e të Dërguarve.

Pejgamberi   na ka urdhëruar që t’ua transmetojnë fenë të tjerëve duke e marrë nga ai, në çdo kohë dhe çdo vend. Ai ka thënë:

بَلِّغُوا عَنِّي وَلَوْ آيَةً

 “Transmetoni nga unë qoftë edhe një ajet të vetëm.”

🔘 Kategoria e dytë:

Të qëndrojë atje për të studjuar gjendjen e pabesimtarëve dhe të marrë informata për besimin e tyre të prishur që kanë, adhurmin e pavërtetë, shthurjen morale dhe sjelljen kaotike, me qëllim që t’i paralajmërojë njerëzit mos të mashtrohen nga ata, kurse atyre që janë mahnitur nga pabesimtarët, t’ua tregojë realitetin e gjendjes së pabesimtarëve. Ky lloj qëndrimi atje, është një lloj xhihadi dhe si rrjedhojë do të paralajmërohet kundër kufrit dhe njerëzve të kufrit dhe do të nxiten njerëzit për ta dashur Islamin dhe udhëzimin e tij, sepse degjenerimi i kufrit është argument për dëlirësinë e Islamit, siç është thënë në një fjalë të urtë: “Dy gjëra të kundërta nxjerrin në shesh bukurinë e njërës.”

Por duhet patjetër të përmbushet ky kusht: të realizohet qëllimi i këtij kushti pa mos sjellë kjo thirrje në Islam ndonjë dëm më të madh. Nëse arrihet qëllimi i kësaj thirrjeje, porse bëhet një dëm më i madh, si për shembull që t’i kundërvihen aktivitetit të tij duke e fyer Islamin, të Dërguarin dhe dijetarët e Islamit, atëherë në këtë rast ai duhet të ndalet nga ky aktivitet. Për arsye se Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَلَا تَسُبُّوا الَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ فَيَسُبُّوا اللَّهَ عَدْوًا بِغَيْرِ عِلْمٍ كَذَلِكَ زَيَّنَّا لِكُلِّ أُمَّةٍ عَمَلَهُمْ ثُمَّ إِلَى رَبِّهِمْ مَرْجِعُهُمْ فَيُنَبِّئُهُمْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Mos i shani ata (idhujt) që (mushrikët) u luten përkrah Allahut, dhe si rrjedhojë e kësaj ata të shajnë Allahun padrejtësisht dhe pa dije. Kështu, Ne ia shfaqim si të bukura çdo populli veprat e veta. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre dhe Ai do t’i lajmërojë për atë që kanë vepruar.” El-En’am, 108

I ngjashëm me këtë rast në këtë kategori është ai që qëndron në vendet e kufrit, që t’ju dalë në ndihmë Muslimanëve, me qëllim që të mësojë se çfarë kurthesh ngrenë kundër Muslimanëve dhe kështu t’i paralajmërojë ata. Ashtu siç e dërgoi Pejgamberi Hudhejve ibën el-Jemanin te mushrikët para betejës së Hendekut, që të marrë informata se çfarë lajmesh kanë ata. 

🔘 Kategoria e tretë:

Që të qëndrojë në atë vend për nevojën që ka shteti Islam dhe për të organizuar marrëdhëniet e shtetit Islam me shtetin e kufrit, siç janë të punësuarit në ambasada. Gjykimi i këtij qëndrimi lejohet për aq sa qëndron për këtë punë. Si për shembull, atasheu kulturor që qëndron atje për t’u kujdesur për çështjet e studentëve, t’i vëzhgojë dhe t’i nxisë ata që t’i përmbahen fesë Islame, moralit të Islamit dhe normave të tij. Si rrjedhojë, me qëndrimin e këtij atasheu në atë vend, ka dobi të madhe dhe largohet një dëm shumë i madh.

🔘 Kategoria e katërt:

Që të qëndrojë në atë vend për një interes personal të lejuar, siç është tregtia dhe shërimi për ndonjë sëmundje. Në këtë rast, lejohet qëndrimi atje në varësi të nevojës që ka personi. Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë përmendur tekstualisht se lejohet vajtja në vendet e pabesimtarëve për çështje tregtie dhe për këtë kanë sjellë transmetime nga disa Sahabë, radijAllahu anhum.

🔘 Kategoria e pestë:

Që të qëndrojë në atë vend për studime. Ky rast është i ngjashëm me atë paraprak dhe se qëndron atje për nevojë, porse është më e rrezikshme se ajo paraprake dhe më shkatërrimtare për fenë dhe moralin e studentit që qëndron në atë vend. Ngaqë studenti fillon të ndjejë se është në gradë të ulët dhe se profesori i tij është në gradë më të lartë se ai, rrjedhimisht studenti do t’i madhërojë ata dhe do t’i marrë si të mirëqena mendimet, ideologjitë dhe sjelljet e tyre. Kështu, studenti do t’i imitojë ata, përveç atij që e ka mbrojtur Allahu dhe ata janë të pakët.

Pas kësaj, studenti fillon të ndjejë nevojë për profesorin e tij dhe kjo e bën atë që të ketë dashuri për të dhe t’i bëjë lajka për devijimet dhe humbjen në të cilën është ai. Po ashtu, studenti në kampusin e universitetit, do të ketë kolegë dhe aty do të bëjë shok që do t’i dojë, do të shoqërohet dhe do të ndikohet nga ata. Për shkak të rrezikut që i kanoset kësaj kategorie, është obligim që njeriu të ruhet më shumë sesa në kategoritë tjera.

Në këtë kategori, shtohen edhe disa kushte tjera përkrah dy kushteve themelore që u përmendën më lart:

💠 Kushti i parë: që studenti të jetë në një gradë të lartë të pjekurisë mendore për të bërë dallim midis asaj që është e dëmshme dhe e dobishme dhe me këtë pjekuri e shikon të ardhmen me largpamësi. Kurse, t’i dërgosh për studime të rinjtë në moshë dhe ata që nuk janë të pjekur mendërisht, kjo përbën një rrezik shumë të madh për fenë, moralin dhe sjelljen e tyre. Pastaj, ky student do të jetë rrezik për popullin e vet kur të kthehet në vendlindje dhe ai ka për të përhapur ideologji të helmuara që i ka trashëguar nga ata pabesimtarë, ashtu siç është dëshmuar më përpara dhe siç e dëshmon vet aktualiteti.

Shumë nga këta studentë që kanë mësuar jashtë, janë kthyer në vendin e vet me atë që nuk e kishin kur ishin në vendlindje. U kthyen të devijuar në fenë, moralin dhe etikën e tyre. Ata studentë që studiuan jashtë, u dëmtuan në çështjet e fesë dhe moralit, po ashtu u dëmtua edhe populli nga këta, gjë që dihet dhe e dëshmojnë edhe vet njerëzit. Dërgimi i këtyre studentëve për të studiuar në ato shtete, është sikur shembulli i deleve që u lihen qenve të tërbuar.

💠 Kushti i dytë:  Që studenti të ketë dituri të sheriatit me të cilën do të bëjë dallim midis të vërtetës dhe të pavërtetës dhe do ta luftojë të pavërtetën, me qëllim që mos të mashtrohet me të pavërtetën që kanë pabesimtarët, që mos ta mendojë si të vërtetë të pavërtetën që kanë ata apo t’i pështjellohet çështjet atij, apo të jetë i paaftë për të refuzuar atë të pavërtetë që kanë ata. Kështu, do të mbetet i hutuar dhe i pështjelluar, ose do ta pasojë të pavërtetën që ata kanë.

Është transmetuar një lutje ku thuhet:

«اللهم أرني الحق حقا، وارزقني اتباعه، وأرني الباطل باطلا، وارزقني اجتنابه، ولا تجعله ملتبسا علي فأضل»

“O Allah, ma mundëso që ta shoh të vërtetën si të vërtetë dhe ma mundëso që ta pasoj atë; ma mundëso që ta shoh të pavërtetën si të pavërtetë dhe ma mundëso që ta shmang atë. Mos e bëj që e pavërteta të më pështjelloj dhe kështu unë të devijoj.”

💠 Kushti i tretë:  Që studenti të ketë fetarizëm që ta mbrojë veten e tij dhe me këtë fetarizëm të ruhet nga kufri dhe degjenerimi. Ai që ka fetarizëm të dobët, nuk ka për të shpëtuar përderisa qëndron në atë vend, përveç nëse do Allahu. Kjo është kështu, për shkak të sulmeve të forta që vijnë nga jashtë kundër tij dhe rezistencës së dobët që ka studenti. Kështu që, shkaqet e kufrit dhe degjenerimit atje, janë të forta dhe të shumëllojshme. Nëse këto shkaqe të forta qëllojnë te një person i dobët, do ta bëjnë punën e vet.

💠 Kushti i katërt: Që të lypet nevoja për atë dituri për të cilën ai student qëndron atje, si p.sh. që Muslimanët të kenë nevojë dhe interes nga mësimi i këtij studenti në atë vend dhe kjo lloj diturie që e mëson studenti, nuk gjendet në shkollat e shtetit të vet. Nëse dituria dhe shkenca që studenti e mëson në atë vend, është dituri që nuk është nevojshme për Muslimanët ose kjo lloj diturie që është e ngjashme sikur ajo e pabesimtarëve atje, ekziston në shkollat e shteteve Islame, atëherë nuk i lejohet studentit të qëndrojë në vendet e kufrit, për shkak të rrezikut që i kanoset fesë dhe moralit të tij me qëndrimin në atë vend dhe shpërdoret pasuri e madhe pa dobi.

🔘 Kategoria e gjashtë: Që të qëndrojë atje me vendbanim të përhershëm. Kjo është më e rrezikshme se të gjitha kategoritë tjera më lart dhe kjo është më e rënda, për shkak se qëndrimi i përhershëm në atë vend do të sjellë dëme, siç është përzierja e plotë me pabesimtarët dhe ai do të ndjejë në vetvete se është banor i atij vendi që ka detyra ndaj vatanit dhe do të shfaq ndjenja atdhedashurie dhe miqësie për atë vend. Kështu, Muslimani do ta shtojë numrin dhe radhët e pabesimtarëve dhe familja e tij do të edukohet në rrethin e pabesimtarëve. Si pasojë e kësaj, familja e tij do të ndikohen nga morali dhe zakonet e pabesimtarëve. Ndoshta edhe do t’i imitojnë ata në akide dhe adhurime.

Prandaj, është transmetuar në hadith nga Pejgamberi, se ka thënë:

مَن جَامَعَ الْمشرِك أَو سَكن مَعَه فهوَ مِثله

“Ai që bashkohet me mushrikun dhe banon bashkë me të, atëherë ai është sikur ai.”

Ky hadith, edhe pse e ka të dobët zinxhirin e transmetimit, porse e ka këndvështrimin e vet, ngase të banosh në një vend bashkë me pabesimtarin, kjo do të bëjë që ti të kesh ngjashmëri dhe ta imitosh atë.

Transmetohet nga Kajs bin Ebu Hazim, nga Xherir bin Abdullah, radijAllahu anhu, se Pejgamberi ka thënë:

‏"‏ أَنَا بَرِيءٌ مِنْ كُلِّ مُسْلِمٍ يُقِيمُ بَيْنَ أَظْهُرِ الْمُشْرِكِينَ ‏"‏ ‏.‏ قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ وَلِمَ قَالَ ‏"‏ لاَ تَرَايَا نَارَاهُمَا ‏

“Unë distancohem dhe heq dorë nga çdo Musliman që banon në mesin e Mushrikëve.” E pyetën të Dërguarin i Allahut duke i thënë: “Pse?” Ai tha: “Të mos e shohin zjarrin e njëri-tjetrit (shtëpitë e njëri-tjetrit).”

Hadithin e transmeton Ebu Daudi dhe Tirmdhiu. Shumica e transmetuesve e kanë transmetuar si hadith mursel nga Kajs bin Ebi Hazim, nga Pejgamberi . Tirmidhiu ka thënë: “E kam dëgjuar Muhamedin, d.m.th. Bukhariun, i cili thotë se e sakta në lidhje me hadithin e Kajs që e përcjell nga Pejgamberi është se ky hadiht është mursel, etj.

Si ka mundësi që besimtari të ndjehet shpirtërisht i qetë duke banuar në vendin e pabesimtarëve, në të cilin vend shfaqen haptazi ritualet dhe simbolet e kufrit dhe në atë vend nuk gjykohet me ligjin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ndërsa i shikon vazhdimisht këto me sytë e ballit, i dëgjon ato me veshët e tij dhe disi pajtohet (nga ana e jashtme) me këto gjëra. Madje i atribuohet atij vendi dhe banon bashkë me ata me familjen dhe fëmijët e tij; ndjen qetësi dhe rehati në këtë vend të pabesimtarëve ashtu siç ndjen rehati në vendet e Muslimanëve, duke marrë parasysh faktin se sa rrezik të madh përbën qëndrimi në vendet e kufrit për të, familjen dhe fëmijët e tij në lidhje me fenë dhe moralin e tyre.

Me kaq po e përfundojmë temën në lidhe me qëndrimin në vendet e kufrit.

Lusim Allahu që kjo që folëm të jetë në përputhje me të vërtetën dhe të saktën.

 

Përktheu: Jeton Shasivari